Histori

Hipoteza e Kohës Fantazmë pretendon se…

Screen Shot 2016-09-01 at 07.16.38A po jetojmë aktualisht në shekullin 18? Ka njerëz që besojnë vërtetë se kështu është. Dhe këta janë ata njerëz që besojnë tek Hipoteza e Kohës Fantazmë. Në vitin 1986, historiani gjerman Herbert Illig nisi të zhvillojë Hipotezën e Kohës Fantazmë, sipas të cilës vitit 614-911 në të vërtetë nuk kanë ndodhur fare. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, Mesjeta e hershme nuk ka ndodhur, dhe thjeshtë është sajuar. Ata që besojnë në këtë hipotezë thonë se figurat kryesore historike që na është thënë se kanë jetuar gjatë kësaj kohe, përfshirë Alfredin e Madh dhe Charlemagne, ose kanë ekzistuar në një tjetër kohë të historisë, ose nuk kanë ekzistuar fare.

Por a është e vërtetë? Nuk po jetojmë në shekullin 21?

Screen Shot 2016-09-01 at 07.17.57Një moment kritik prapa kësaj teorie konspirative ishte futja e Kalendarit gregorian në vitin 1582, në kohën e Papës Gregori XIII. Ky është kalendari që njohim dhe përdorim sot.

Por kalendari Gregorian është në fakt një version i modifikuar i Kalendarit të Julianit, i cili ishte krijuar në vitin 45 para Krishtit. Ai kishte një të metë të rëndësishme. Ishte i bazuar në ciklet e Hënës, dhe cdo vit në atë kalendar ishte në fakt 10.8 minuta më i gjatë se sa duhet. Duket problem i vogël por nuk ishte. Në vitin 1582 u prezantua kalendari gregorian për të ndrequr problemin e kohës shtesë të akumuluar. Për ta bërë këtë, ai e bëri kalendarin 10 ditë më të shkurtër. Pikërisht kjo gjë shkaktoi shqetësimet e parë të Erbert Illig.

Screen Shot 2016-09-01 at 07.15.11Ai llogariti se 1627 vitet që kishin kaluar që nga Kalendari i Julianit të filluar në vitin 45 para Krishtit, në të vërtetë mblidhnin një mospërputhje prej 13 ditësh në total. Duke hequr 10 ditë në vitin 1582 dhe jo 13 ditë, kalendari i ri llogariste vetëm kohën shtesë që ishte akumuluar deri në vitin 1282. Kështu, nga llogaritjet e Papës mungonin 300 vite.

Po ku i mori Papa 300 vitet? Cilësia e dobët e provave materiale të periudhës së Mesjetës së hershme e bën këtë, kandidaten më të mundshme që të jetë fabrikuar. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button