Home»Bota»Daily Mail: Fund i lumtur për ariun Tomi. Historia e trishtë e ariut në Shqipëri që ushqehej me plehra dhe birrë

Daily Mail: Fund i lumtur për ariun Tomi. Historia e trishtë e ariut në Shqipëri që ushqehej me plehra dhe birrë

Screen Shot 2016-08-31 at 15.10.22Gazeta e njohur britanike Daily Mail ka shkruajtur sërish për ariun Tomi, që përdorej në Shqipëri për argëtim nga një restorant.

Ai mbahej në kafaz dhe ushqehej me mbetjet nga tavolinat e klientëve dhe birrë.

Daily Mail bëri një reportazh disa javë më parë për Tomin dhe arinjtë e tjerë që mbaheshin në kafazë për argëtimin e klientëve nga restorante të shumta.

Por të paktën Tomi ka shpëtuar.

Ai u mor të martën herët në mëngjes nga qeveria, për të filluar një jetë të re në rezervat.

“Ai u dërgua në kopshtin zoologjik të Tiranës, duke u kontrolluar nga veterinerët dhe do të udhëtojë përtej kufirit në Kosovën fqinje, ku do të jetë përgjithmonë”, shkruan gazeta.

“Tomi është në gjendje shumë të keqe. Dhëmbët e tij janë dëmtuar rëndë dhe ai ka lëndime në trupin e tij”, tha një ekspert që ekzaminoi gjendjen e ariut.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *