Horizonti.al

Ky psikolog ka studiuar 150 mijë ëndrra në 30 vite. Ja shpjegimet e tij për 9 ëndrrat më të zakonshme

A keni pasur një makth, sikur po ju bien dhëmbët? Ja çfarë nënkupton në të vërtetë …

Një psikolog me emrin Ian ëallace ka interpretuar ëndrrat për mbi 30 vjet, dhe gjatë kësaj kohe, ai u ka dhënë shpjegim mbi 150.000 ëndrrave. Më poshtë janë interpretimet e tij më të zakonshme të ëndrrave që shohin njerëzit.

1. Gjetja e një dhome të boshatisur

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.08

Gjetja e një dhome të zbrazët ose të papërdorur në ëndrrat tuaja, sugjeron që jeni duke zbuluar një talent, të cilin nuk e dinit se e keni pasur më parë. Sa më shumë kohë që ju të investoni në zbulimin këto talente të fshehura, aq më shumë shanse do ju paraqiten.

2. Një automjet jashtë kontrolli

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.12

Automjeti është përfaqësues i aftësisë suaj për të bërë përparime drejt një objektivi të veçantë në jetën tuaj. Ju mund të ndjeheni, sikur nuk keni kontroll të mjaftueshëm mbi rrugën tuaj drejt suksesit.

3. Rënia

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.17

Nëse jeni duke rënë në një ëndërr, kjo do të thotë që ju jeni duke u kapur shumë fort pas situate në jetën tuaj, dhe duhet të keni më shumë besim ntek vetja dhe të tjerët.

4. Fluturimi

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.24

Aftësia për të fluturuar në një ëndërr nënkupton që kohët e fundit ju jeni çliruar nga diçka që ju ka peshuar gjatë në mendjen tuaj.

5. Një provim për të cilin nuk jeni përgatitur

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.30

Kjo do të thotë që jeni duke ekzaminuar performancën tuaj në jetë.

6. Dalja lakuriq në publik

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.35

Kjo do të thotë që ju e gjeni veten në një situatë në jetë, e cila ju lë të dobët ose të ekspozuar.

7. Pamundësia e gjetjes së një tualeti

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.39

Kjo ka gjasa të nënkuptojë që e keni të vështirë të shprehni nevojat tuaja në jetë, pasi tualeti përfaqëson një vend që na nevojitet për t’iu përgjigjur nevojave më themelore të trupit tonë.

8. Rënia e dhëmbëve

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.43

Kjo do të thotë që po ndjeni një mungesë besimi në jetë, pasi dhëmbët simbolizojnë se sa të fuqishëm dhe me vetëbesim ndiheni.

9. Sikur ju ndjekin

Screen Shot 2016-08-22 at 09.09.48

Kjo do të thotë që keni një problem në jetë të cilin duhet ta përballni, por nuk dini se si. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button