Magazine

Krim kundër njerezimit? A po planifikon SHBA një diktaturë bujqësore?

Screen Shot 2016-08-16 at 20.17.42Ish diktatori i Liberisë, Charles Taylor, krimineli serb i luftës, Sllobodan Millosheviç, lideri ushtarak kongolez Thomas Lubanga – të gjithë përfunduan në gjykatën ndërkombëtare të krimeve në Hagë. Kjo gjykatë është vendi ku gjykohen krimet e rëndë kundër njerëzimit, dhe ku fajtorët dënohen me dekada të tëra prapa hekurave.

Por tani, për herë të parë, është një korporatë amerikane, dhe jo një person në bangën e të akuzuarve. Emri i saj? Monsanto. Akuza? Krime kundër njerëzimit dhe mjedisit. Por çfarë e bën korporatën më të madhe agro-kimike në botë një “kriminel”? Mega-korporata amerikane është lidere në prodhimin e farërave të modifikuara gjenetikisht. Por askush nuk e di se sa i rrezikshëm është në të vërtetë modifikimi gjenetik i farave. Shumica e studimeve mbi dëmtimin e shëndetit dhe të mjedisit është financuar nga vetë Monsanto – vetëm 5% e shkencëtarëve janë të pavarur. Një prej tyre është Dr Arpad Pusztai, i cili eksperimentoi mbi minjtë me ushqime të modifikuara gjenetikisht. “Unë nuk do të ha ushqim të modifikuar gjenetikisht”, thotë biokimisti, pasi trupat e kafshëve pësuan 36 ndryshime të ndryshme, duke përfshirë dëmtime të mëlçisë dhe veshkave.

Pavarësisht dijenisë për efekte anësore potenciale, Mosanto po përpiqet tashmë të influencojë politikën europiane. Korporata punon gjithashtu ngushtë me shërbimet e fshehtë amerikanë, si dhe qeverinë e SHBA. Platforma ëikileaks zbuloi madje se ambasadori i SHBA në Paris kishte hartuar një listë të zezë të vendeve të BE, që ishin kundër kultivimit të farave të modifikuara gjenetikisht.

Sot, Mosanto është një prej forcave kryesore shtytëse prapa Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve, mes SHBA dhe BE. “Që nga vitet 1980, Mosanto ka punuar për miratimin e ligjeve që i bëjnë farat pronësi të tyren intelektuale”, thotë aktivistja ambientaliste Vandana Shiva. “Si pasojë, një fermer që përdor farat e tij përndiqet”.

Nëse një fermer blen fara nga Mosanto, ai praktikisht ia shet kompanisë jetesën e tij. Sipas kontratës, fermeri nuk lejohet më që të ruajë farat e prodhuara pas të korrave, për t’i rimbjellë. Ata as nuk lejohen t’ia shesin farat fermerëve të tjerë. Shkurt, u duhet të blejnë fara të reja, vit pas viti. Kështu korporata amerikane po konsolidon pushtetin e saj përreth globit – në fund të fundit, të gjithë kanë nevojë për ushqim. Gjyqi në Hagë pritet të nisë në 12 tetor 2016. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button