Horizonti.al

Ja çfarë shkakton ndotja nga ndriçimi artificial, në zonat urbane

Screen Shot 2016-08-05 at 10.43.09Seria: Efektet interesante që njerëzit dhe natyra kanë mbi njëri-tjetrin

Ndotja e shkaktuar nga ndriçimi artificial, mund të jenë shkatërruese për ekosistemet natyrore. Me kalimin e kohës, dritat e mëdha në zonat urbane mund të mashtrojnë gradualisht pemët dhe bimët se pranvera ka mbërritur më herët se sa dikur. Në fund të një studimi 12-vjeçar mbi 4 lloje pemësh, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se ato që ndodheshin më pranë zonave urbane dhe qenë kësisoj më të ekspozuar ndaj dritave që ndizen natën, fillojnë të lulëzojnë më shumë se 7 ditë më herët se sa homologët e tyre jo-urbane.

Edhe kur llogaritet ndikimi i faktorëve të tjerë të mundshëm, si luhatja e temperaturës së ajrit, drita veçohej si një faktor kontribues. Sigurisht, ky mund të ketë një efekt natyror që ndihet në ekosistemin përreth, me lulëzimin dhe pllenimin e luleve jashtë cikleve stinore, frutat dhe gjethet që bien me herët nga pemët, dhe me sa duket konfuzioni në masë në mesin e popullatave të shpendëve dhe bletëve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button