Analiza

Zbuluam “të këqiat” e demokracisë së referendumeve

Jason Brennan

Screen Shot 2016-06-27 at 12.03.15

The Washington Post raportonte se ka pasur një rritje të madhe të premten, në numrin e britanikëve që shkruanin në Google, pyetje themelore në lidhje me Bashkimin Evropian dhe cilat janë pasojat e largimit të Britanisë prej tij. Kjo është si të ulesh të mësosh, pasi e ke bërë tashmë provimin final.

Politologët kanë studiuar njohuritë e zgjedhësve për 60 vitet e fundit. Rezultatet janë njësoj dëshpëruese. Shumica e votuesve në pjesën më të madhe të vendeve janë sistematikisht injorantë edhe për faktet politike më themelore, për të mos folur për njohuritë sa u përket teorive të shkencave sociale, të nevojshme për t’u dhënë kuptim këtyre fakteve. Dhe kjo na sjell tek padrejtësia qendrore e demokracisë, si dhe tek arsyeja përse, mbajtja e një referendumi, ishte një ide e keqe.

Për analogji, imagjinoni sikur jeni sëmurë. Ju shkoni tek mjeku. Por hamendësoni, sikur “mjeku” juaj nuk i ka studiuar faktet, nuk ka njohuri për ndonjë ilaç të përshtatshëm, dhe i merr vendimet për trajtimin që do t’ju bëjë si “t’i teket”, duke u bazuar …

[real3dflipbook id=”1206″]

Leave a Reply

Back to top button