Shkence

Paraardhësit gjenialë

Screen Shot 2016-06-25 at 08.28.50Rruga e evolucionit drejt njeriut modern nuk ka qenë lineare “nga të këqijtë deri tek inteligjentët”, por një rrugë e ndërlikuar. “Edhe sepse mes nesh dhe specieve të tjera që na kanë paraprirë, ekzistojnë lidhje shumë të forta, dhe jo vetëm gjenetike”- thotë arkeologu Francesco D’Eriko. Për shembull, ka patur momente në historisë evolutive të njeriut, në të cilin një specie dukej se kishte “zbuluar” mendje dhe herë të tjera, kur arkeologët nuk njohin shenjat e një aktiviteti kompleks intelektual.

Në Trinil, ishullin e Javas, janë gjetur gurë me shenja të veçanta. Datojnë rreth 430 mijë vjet më parë, kur në këtë zonë ka ekzistuar vetëm paraardhësi ynë i largët, Homo Erektus. “Përdorimi i pigmenteve dhe risive të tjera do të shfaqet për shembull në Afrikë edhe 300.000 vjet më parë, por në raste të tjera risitë duken se zhduken”- vijon D’Eriko. Pra që atëhere modernë.

Me pak fjalë s’mund të themi se paraardhësit tanë apo kushërinjtë e largët, si Neandertalët qenë të privuar nga mendjet simbolike:ka gjasa që një mendje e ngjashme me atë moderne, të jetë ngritur më shumë se një herë. “Nuk ka patur një shpërthim, nga një specie afrikane për të arritur deri tek ne”- përfundon ai D’Eriko. Me pak fjalë, ka pasur mendje moderne edhe shumë kohë më parë. Ka qenë vetëm fati dhe mjedisi, ato që gaantuan që mendja jonë të zhvillohet plotësisht./bota.al

Leave a Reply

Back to top button