Shkence

Neuroshkenca e KONFIRMON: Realitetin e krijon E PANDERGJEGJSHMJA juaj

Screen Shot 2016-06-24 at 15.00.38Konfirmim i pabesueshëm nga neuroshkenca, i asaj teorie që e hodhi dikur Zigmund Frojdi: që ai që ne besojmë se është realiteti objektiv, i cili na rrethon, në të vërtetë është i formuar prej të pandërgjegjshmes sonë. David Eagleman, i cili shkruajti dhe filmoi një dokumentar të OBS në vitin 2015, mbi “kozmosin tonë të brendshëm”, shpjegon:

“Neuroshkenca është zhvendosur pak nga drejtimi që po shkonte Frojdi, sa i përket interpretimit të faktit, nëse mendja juaj e pandërgjegjshme dërgon sinjale të fshehur e kështu me radhë. Por ideja që një sasi kaq e madhe gjërash ndodh mu aty, kjo pjesë ishte e saktë dhe Frojdi e kish gjetur. Dhe ai jetoi përpara lulëzimit të neuroshkencës moderne, kështu që mundi ta kuptojë këtë vetëm përmes vëzhgimit së jashtmi të mënyrës si vepronin njerëzit.

Sot, ne jemi në gjendje që të shohim brenda kokës së njerëzve teksa ata bëjnë detyra, teksa marrin vendime, perceptojnë botën. Jemi në gjendje t’i shkojmë shumë më thellë të kuptuarit të kësaj makinerie që kemi brenda nesh”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button