Enciklopedike

Dokumenta me ndikim të thellë në histori: Papirusi i Deir el-Medinës

Screen Shot 2016-06-17 at 14.16.55Deir el-Medina na ka dhënë shumë informacione mbi Egjiptin e lashtë. Kur qenë duke u ndërtuar varret në Luginën e Mbretërve, tek ky fshat i vogël u zhvendosën shumë tregtarë, artizanë, dhe profesionistë të tjerë, të cilët ishin të punësuar në realizimin e monumenteve. Ne kemi gjetur tashmë prova, që tregojnë se punëtorët përfitonin nga një formë primitive e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Por, Deir el-Medina qe gjithashtu vendi i grevës së parë të punëtorëve të dokumentuar në histori. Kjo ngjarje është detajuar në një papirus të shkruar nga një skrib me emrin Amenakte. Greva ndodhi rreth vitit 1155 para Krishtit, gjatë mbretërimit të faraonit Ramsesi III. Zejtarët në Deir el-Medina, u ankuan se kishin 18 ditë pa marrë racionet e tyre të ushqimit. Prandaj, ata refuzuan të punojnë, duke u ulur në pjesën e pasme të tabernakullit të Menkeperes.

Kjo ngjarje shënon ndoshta edhe protestën e parë në këtë formë në histori. Greva vazhdoi për disa ditë, pasi punëtorët kërkuan që ankesat e tyre që shqyrtohen nga veziri. Përfundimisht, ky i fundit shkoi në Deir el-Medina dhe negocioi me sukses me drejtuesit e grevës. Skribi nuk vëren që greva ka qenë diçka veçanërisht e pazakontë, çka do të thotë se ka shumë të ngjarë të mos ketë qenë greva e parë që ndodhte, por vetëm më e lashta nga e cila ne kemi një dëshmi me shkrim./bota.al

Leave a Reply

Back to top button