Enciklopedike

A qe vërtet kaq i keq mbreti Herod?

Screen Shot 2016-06-10 at 15.26.41Asnjë monark i lashtësisë nuk ka qenë gjithnjë veçanërisht i ‘mirë’, por Herodi I i Judesë (mbretëroi në vitet 37 P.E.S – 4 E.S), ndoshta ka një reputacion më të keq se çdo tjetër. Me prejardhje nga etnia arabe, Herodi ia detyronte pozitën e tij në Jude mbështetjes së Romakëve, që e patën ndihmuar të ngjitej në pushtet. I vendosur për të kopjuar shembullin e Romën, Herodi ndërmorri një seri projektesh me ndërtime ambicioze, përfshirë këtu krijimin e Çezaresë si port kryesor, si dhe rindërtimin e Tempullit të Dytë në Jeruzalem.

Origjina e tij jo-hebreje nuk përputhet me elitën fetare të Judesë, edhe pse disa fraksione politike e panë atë si pak më shumë se një kukull të Romës. Vitet e mbretërimit të Herodit u shenjuan nga sëmundjet dhe paranoja, duke çuar deri në vrasjen e njërës prej grave të tij dhe dy djemve. Pretendimi i tij kryesor që e lidh me imazhin e keq ishte “Masakra e të pafajshmëve”-  vrasja e mijëra fëmijëve të vegjël me qëllim sigurimin e vdekjes të të porsalindur të profetizuar si “mbreti i Judenjve”- e regjistruar në Ungjillin e Mateut.

Ngjarja e tij e tmerrshme nuk është përmendur në ndonjë nga ungjijtë e tjerë, as nga ndonjë burim bashkëkohor hebre, ndaj historianët modernë kanë hedhur dyshime nëse kjo ka ndodhur vërtet. Pra në përgjithësi mund të thuhet se pavarësisht se qe një despot dhe tiran, Herodi nuk ishte më i keq sesa çdo sumdimtar i fuqishëm i kohës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button