SpecialeSport

CR7 dhe Europiani: Koha nuk është më në anën e tij

Screen Shot 2016-06-02 at 11.47.59“Nëse do të kishim dy apo tre Cristiano Ronaldo në skuadër, do të ndihesha më rehat. Por nuk i kemi”. Në një intervistë përpara Kupës së Botës 2014, këto fjalë u thanë nga… Cristiano Ronaldo.

Kapiteni i Portugalisë po fliste jo vetëm në vetën e tretë, por edhe duke e ditur se fjalët e tij, në një dokumentar mbi atë vetë, nuk do të shfaqeshin në ekrane për të paktën edhe një vit; por edhe kështu, komentet e tij ilustronin se si i shihte Ronaldo shanset e vendit të tij në Brazil.

Kaë të ndërlidhura janë shanset e Portugalisë me supergjigandin e tyre, saqë është e pamundur të shohësh atë kombëtare të fitojë një turne të madh, pa Ronaldon në kulmin e vet të formës.

Pesë gola në ndeshjet kualifikuese të Portugalisë (nga 11) bënë që sulmuesi i Realit të Madridit të arrijë në 23 gola në historinë e Europianëve, më shumë se cilido futbollist tjetër. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave për vendin e tij, dhe në Francë mendohet se do të kalojë edhe Luis Figon, me më shumë ndeshje.

Dhe nuk ka gjasa që ky të jetë turneu i fundit i 31-vjeçarit, por me siguri është shansi më i mirë i ti për të fituar një të tillë. Rikthimi i Jouao Moutinhos duhet të ndihmojë, ashtu si dhe një grup mesfushorësh premtues të udhëhequr nga Renato Sanchesi i Bajernit të Mynihut, por nëse Ronaldo dëshiron të fitojë më shumë se sa medaljen e finalistit që mori në Euro 2004, duhet që të jetë në kulmin e tij fizikisht, për të tërhequr shokët e skuadrës. Katër vjet më parë, ai e mori veten nga një fillim i avashtë, duke shënuar dy herë në ndeshjen e fundit në grup të Portugalisë kundër Holandës, përpara se të shënonte golin e fitores 1-0 kundër çekëve. Por Ronaldo nuk mund ta çonte Portugalinë përtej Spanjës në gjysmëfinale.

U duk se Euro 2004 do të ishte i pari i shumë triumfeve për CR7-ën, por 12 vjet më vonë, koha nuk është më në anën e tij./bota.al

Leave a Reply

Back to top button