Kinema & TV

Xhejms Bondi i ardhshëm mund të jetë femër

Screen Shot 2016-05-26 at 11.55.47Gillian Anderson mund të bëhet e para femër që do ta portretizojë Bondin. Ylli i serisë së filmave “X-files” ka shprehur dëshirën për të pranuar rolin e lënë vakant nga Daniel Craig, si agjentja sekrete më e famshme në botë.

“Është Bond, Jane Bond”, ka shkruar aktorja në rrjetin social Twitter duke e shoqëruar me hashtagun ‘NextBond’ apo filmi i ardhshëm Bond. Javën e kaluar u raportua se aktori britanik, Daniel Craig, i cili ka qenë në petkun e 007 për katër seri radhazi, refuzoi ofertën prej 60 milionë funtesh për të qenë protagonist i dy filmave të tjerë.

Spekulimet mbi zëvendësuesin e tij filluan të qarkullonin menjëherë. Mes emrave të lakuar kanë qenë Tom Hiddleston, Idris Elba dhe Damian Lewis. Por interesimi i Anderson për rolin u prit furishëm në rrjetet sociale, transmeton TCH.

Hiddleson, i cili interpreton spiunin Jonathan Pine në filmin “Night Manager” hodhi poshtë spekulimet se kishte siguruar rolin, duke thënë në një intervistë për BBC se askush nuk i kishte propozuar asgjë dhe se pozicioni mbetej vakant.

Ndërkohë, Elba, protagonist i filmit mbi Martin Luther King, u kthye në një pretendent të mundshëm pas deklaratës së tij se ishte aktori më i famshëm që mund ta luante Bondin.

Leave a Reply

Back to top button