Shendeti

Përse nuk ka trajtim për virusin Zika?

Screen Shot 2016-05-17 at 16.29.13

Nuk ka ilaçe të miratuar apo vaksina për Zikën, kryesisht për shkak se shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë menduar se virusi ishte kaq i padëmshëm, saqë nuk ia vlente të harxhoje burimet për të investiguar për trajtimin e tij. Zika nuk është ekzaminuar gjerësisht, dhe ndërkohë që disa kërkime të hershme vërenin se virusi mund të infektonte qelizat e trurit, lidhja mes Zikës dhe mikrocefalisë – një defekt i rëndë neurologjik i lindur – është relativisht e re. Edhe tani, shumë njerëz që infektohen nuk do e marrin vesh kurrë, dhe nëse nisin të shfaqin shenja të infeksionit, si për shembull kruarje, sy të kuq, ethe apo dhimbje kyçesh, doktorët kanë shumë pak për të ofruar, përveç këshillave që të rrijnë të hidratuar dhe të marrin Tylenol.

Zhvillimi i Vaksinës po kryhet në Institutet Kombëtarë të Shëndetit. Shkencëtarët po punojnë me një vaksinë që më herët është përdorur për virusin e Nilit Perëndimor, dhe ata shpresojnë që një provë e parë të bëhet në shtator. “Nevoja për një ilaç është më pak urgjente se nevoja për vaksinë”, thotë Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në ISHK. “Duke qenë se Zika është një infeksion që brenda pak ditësh largohet, mund të jetë më mirë të punohet për parandalimin se sa kundërvënien”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button