Magazine

“Sindromi i Llazarit” / Ringjalljet në sallën e reanimacionit

Janë të pakta rastet e dokumentuara në literaturën mjekësore, por ndoshta “fenomeni i Llazarit”, kur zemra fillon të rrahë, edhe pasi një pacient është shpallur i vdekur, është më pak e rrallë se sa dikush mund të mendojë. Megjithatë, pothuajse asnjëherë nuk ka një fund të lumtur të një “ringjallje” të vërtetë

Screen Shot 2016-04-14 at 08.56.53

A mund të “ringjallemi” vetëm pa minuta pasi kemi vdekur? Përgjigja e shkurtër është “po”, siç do të shohim më poshtë – bëhet fjalë për një rikthim në jetë, shumë më pak spektakolar se ajo që ne do të dëshironim. Ndërkohë përgjigja e gjatë, na detyron të përdorim shumë shprehje në thonjëza. Ajo që tërhoqi vëmendjen për këtë mundësi në dukje të pabesueshme, ka qenë një artikull i botuar së fundmi në revistën ‘Smithsonian’, e cila shqyrtoi rastet e dokumentuara në literaturën shkencore, në të cilën është verifikuar një fenomen i tillë.

Jo tamam si Llazari

Të kuptohemi. Edhe pse është pagëzuar si “fenomeni (ose sindromi) i Llazarit”, pra sipas Llazarit nga Betania, të cilin sipas Ungjijve, Jezusi e ringjalli 4 ditë pasi kishte vdekur, ne po flasim për rastet (shumë të rralla), në të cilën zemra e një personi ka nisur të rrahë në mënyrë spontane pas disa minutash pasi kishin ndaluar manovrat e mjekëve për ta mbajtur në jetë personin, dhe kur ky ishte deklaruar i vdekur.

Në rreth dy të tretat e rasteve, personat kanë vdekur në ditët apo ndonjëherë në muajt e ardhshëm, pikërisht nga pasojat e sëmundjes që kishin çuar në vdekjen e parë “të dukshme”. Gjithësesi në një pakicë rastesh, ai i rikthehet jetës normale.

Rastet

Ajo që i bashkon të gjitha rastet e dokumentuara, është që “rikthimi në jetë” ka ndodhur pas manovrave në reanimacion nga ana e mjekëve. Fenomeni është raportuar për herë të parë në revistën shkencore “Lancet” në vitin 1982.  Në vitin 1993, u raportua rasti i një personi të moshuar 75-vjeçar, zemra e të cilit kishte filluar të rrihte 5 minuta pasi ndërhyrjet e mjekëve qenë pezulluar. U fol zyrtarisht për “fenomenin e Llazarit”.

Më pas, duke kërkuar mes arkivave të revistave mjekësore, një anestezist i interesuar mbi këtë çështje, zbuloi 38 raste të ngjashme, të cilat ai i përshkroi në një artikull të vitit 2007:shumica e tyre vdiqën shpejt më pas, por 14 njerëzve që u ndodhi kjo u rikthyen në shtëpi shëndoshë e mirë. Me sa duket, rezultatet pozitive nuk ishin të lidhura as me kohëzgjatjen e reanimimit, dhe as me kohën e kaluar para se të “rrikthehej sërish në jetë”.

Të rralla, por jo shumë

Qëkur kanë ndodhur ato ngjarje, u rritën edhe pak raportet në botimet mjekësore. Dyshimi i autorëve që shkruajnë, dhe që është një fenomen më i zakonshëm se sa mund të mendojë dikush në sallat e reanimacionit, por nga të cilët është folur pak zyrtarisht. Për shembull, në një studim të mjekëve francezë mbi ambulancat e shërbimit të emergjencës, gati gjysma e tyre thanë se kishin qenë dëshmitarë okularë të këtij fenomeni, dhe pothuajse të gjithë kanë deklaruar se mbetën të habitur apo zënë ngushtë. Por gjithësei rreth 60 përqind e tyre, thanë se nuk besojnë që edhe rikthimi i çastit i qarkullimit të gjakut, mund të çojë në një shërim të plotë.

Një nga arsyet pse gjenden pak gjurmë në studimet zyrtare – sugjerojnë ata që merren me këtë çështje – mund të jetë vështirësia për të përshkruar fenomenin nga pikëpamja shkencore. Dhe madje edhe vështirësitë më “praktike”, për shembull për t’u thënë të afërmve që i afërmi i tyre “dukej” i vdekur, por në realitet nuk është vërtetë i tillë, dhe se zemra e saj ka filluar të rrahë, qoftë edhe vetëm për disa minuta. Në rrethana të tilla është e lehtë të bëhesh objekt i akuzave për moskryerjen si duhet të punës.

Pse ndodh kjo?

Midis hipotezave të shumta, është ajo që dukuria mund të ketë të bëjë me të vetë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë pacientin:ventilimi i tepruar i këtij të fundit mund të rrisë presionin në mushkëri, dhe zvogëlojë furnizimin me gjak të zemrës, që nga ana e tij mund të hyjë për këtë arsye edhe më shumë në krizë, ndoshta deri në arrest kardiak.

Me përfundimin e përpjekjeve të rinanimimit, kur presioni në mushkëri kthehet në vlera normale, gjaku që rrjedh sërish në zemër mund të qarkullojë më lehtë, duke i hapur rrugë qarkullimit normal. Një tjetër hipotezë është që për të njëjtin fenomen, mund të mbërrijnë në zemër, si një reagim i vonuar, edhe barnat që ndoshta qenë konsumuar më herët, duke e rivënë qoftë edhe përkohësisht zemrën në punë.  Një tjetër hipotezë ka të bëjë me nivelet e kaliumit në gjak:disa nga barnat që përdoren në reanimacion për ta ulur, pasi prania e tepërt e tyre shkakton aritmi potencialisht fatale, mund të shkaktojë rinisjen e rrahjeve të zemrës.

Gabime fatale?

E vështirë madje edhe të shprehet është frika që dikush mund të merret gabimisht si i vdekur, pa qenë vërtetë i tillë. E njëjta frikë që i detyronte njerëzit gjatë shekullit XIX-të të ndërtonin arkivole me pajisje paralajmëruese për të njoftuar kalimtarët, në rast dikush gjendej gaimisht nëntokë. Por sot është praktikisht e pamundur, edhe në rastet kur për shembull kur duhet të procedohet me heqjen e organeve, duhet të balancohen nevojat për të konstatuar vdekjen dhe

të mos pritet shumë gjatë për të shmangur dëmtimin e organeve.

Në rastin e vdekjes së trurit, nuk ekziston një problem i tillë:qarkullimi i zemrës mbështetet artificialisht, dhe ka një periudhë prej 6 gjashtë orësh vëzhgimi nga specialistë të ndryshëm. Për rastet e vdekjes pas arrestit kardiak, për të cilat po flitet, legjislacioni italian është ndër më konservatorët në botë, dhe parashikon një shqyrtim pas 20 minutash përmes kryerjes së një EKG-je, në kontrast me pak minutat e parashikuara në Shtetet e Bashkuara. Një kohë shumë e gjatë që për fatin e keq ose të mirë, i jep garancinë se dhuruesi ka vdekur vërtet. /Focus – Ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button