Kinema & TV

TV / Udhëtim në kohë. A do të arrijë James Franco të shpëtojë presidentin Kennedy?

Screen Shot 2016-04-04 at 15.55.53

Stephen King është një shkrimtar i madh, i cili prej kohësh është cliruar prej mbiemrave të parehatshëm, si “i zhanrit”, apo “popullor”. Ka furnizuar kinemanë me materiale pa fund, por marrëdhënia e tij me ekranin e madh dhe të vogël ka patur rezultate pa vazhdueshmëri, gjë që e tregon edhe seria televizive pa shumë sukses. “under the dome”. Këtë herë premisat janë shumë premtuese, jo vetëm për nivelin e produksionit (Uarner plus Bad Robot i J J Abrams), apo aktorët (James Franco, me regjinë e të sakonshmit Kevin McDonald), por edhe për vetë lëndën e parë. “22.1163” një roman voluminoz i vitit 2011 përdor në fakt një lloj të fantashkencës klasike, si udhëtimi në kohë për të ndërtuar një histori imponuesen me strukturë trilleri dhe hije horrori, e që është njëkohësisht një reflektim i hidhur mbi historinë dhe shoqërinë amerikane.

Protagonist është Jake Epping (Franco) docent në letërsi, që ndesh aventurën brenda një restoranti që menaxhohet nga miku i tij Al (Chris Cooper). Al, në formë të shkëlqyer, i shërben drekën Jake, por pas pak paraqitet tek ai pothuaj në fund të jetës. Misteri fsheh një sekret të pabesueshëm: restoranti është një vend udhëtimi në kohë, që i lejon të gjendet në fillimet e viteve ’60 dhe Al e ka përdorur për t’u përpjekur të shmangë vrasjen e Kennedyt në Dallas, në 22 nëntor të vitit 1963, por gjatë udhëtimit është sëmurë nga kanceri në fazë terminale. Jake pranon nga ana e tij që të provojë dhe luan kartat e tij më të mira. E para është politika: vitet ’60 me ngjyra janë vetëm në dukje koha e shpresës dhe mirësisë, por fshehin të gjithë të këqiat e të sotmes. E dyta është atmosfera: një ndjesi kërcënimi mbërthen Jake, që përfshihet në një seri incidentesh misterioze dhe me personazhe të errët, të vetëdijshëm për praninë e tij “jashtë kohe”. Miniseria do të ketë gjithsej tetë episode nga një orë secili për të rrëfyer këtë udhëtim, gjatë të cilit Jake do të gjejë edhe dashurinë (por edhe Lee Harvey Oswaldin) dhe i duhet të përballet me një pikëpyetje të madhe etike: të ndryshojë të kaluarën, gjithmonë nëse është e mundur, a e bën vërtetë më të mirë të tashmen? /bota.al

Leave a Reply

Back to top button