Shkence

Disa meteorë të rënë mbi Tokë janë më të vjetër se Dielli?

Screen Shot 2016-03-17 at 09.32.15Një studim i sapobotuar hedh hipotezën që në Sistemin Diellor ka mbërritur material që është më i vjetër se vetë sistemi, prodhuar nga shpërthimi i një ylli që ka “jetuar” përpara Diellit tonë.

Michael Bennett, koordinator i studimit të kryer nga National Superconducting Cyclotron Laboratory në Michigan State University, ka punuar me fragmente dhe pluhur meteorësh të rënë mbi Tokë, duke zbuluar se disa përbërës janë më të vjetër se sa materia e Sistemit Diellor: origjina e tyre është e mëhershme, kështu që mendohet se i përkasin një ylli i cili ka shpërthyer përpara lindjes së Diellit.

Disa yje, në fund të jetës mund të shkaktojnë një shpërthim i cili përfshin pjesën e tyre më të jashtme dhe i japin kështu jetë “novae”-ve, ndërkohë që “supernovae” janë ata që shpërthejnë totalisht. Në të dy rastet energjitë krijojnë elemente të reja, më të rëndë se ata të pranishëm dhe të domosdoshëm për formimin e planeteve.

Studimi i Bennettit bazohej në raportet mes izotopeve (atome të të njëjtit element, me numër të barabartë protonesh por numër të ndryshëm neutronesh) të disa elementeve të pranishme në meteorë: raporte të tillë kanë rezultuar të ndryshëm, krahasuar me ata që gjenden në sistemin tonë diellor, ndërkohë që korrespondojnë me ata që priten të gjenden nga mbetjet e një “novae”-je./bota.al

Leave a Reply

Back to top button