Histori

1700 para Krishtit: Dita kur u dha drejtësi

Screen Shot 2016-03-05 at 11.25.50

Seria: 100 ditët që ndryshuan botën

Sy më sy e dhëmb më dhëmb. Ajo që tingëllon si një formë barbare e drejtësisë, është në fakt baza e cdo shoqërie. Në fund të fundit, përpara se të ekzistonin këta ligje të thjeshtë, drejtësia e vetëvendosur, hakmarrja dhe kaosi ishin normë. Rreth vitit 1700 para Krishtit, mbreti i gjashtë i Babilonisë, Hammurabi, urdhëron që një pllakë guri e zezë të skalitet me disa fjalë dhe ligje për t’u shpërndarë në të gjithë perandorinë. Kodi i Hammurabit përmban 282 ligje në total: mes të tjerave përshkruan të drejtën e pronës private. Në rast të një krimi kapital, i akuzuari, akuzuesi dhe gjykatësi duhet të takohen: “Eshtë përmbushja e ligjit dhe drejtësisë”, shkruan historiani i ligjeve të lashtë, Herbert Petrshov. Koncepti i Hammurabit “sy për sy” mund të godiste edhe të pafajshmit: nëse vritet djali i një personi, do të ndëshkohej djali i vrasësit dhe jo vetë vrasësi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button