Analiza

PERGJIMI / Timoshkenko: “Të shporrim rusët. Putinin? Jam gati ta qëlloj me automatik atë bastard”

tymoshenko“Ta hajë dreqi, duhet të rrëmbejmë armët dhe të shkojmë të vrasim ata rusë të mallkuar, po të isha atje, një mut do ua kisha dhënë Krimenë, do kisha gjetur një mënyrë për të hequr qafe ata bastardë të ndyrë”. Por edhe pa kallashnikov, ish kryeministrja ukrainas llogarit që “të mos i lërë asgjë Rusisë, përvecse tokë të djegur” falë kontakteve të saj në komunitetin ndërkombëtar. “Do të përdor të gjithë njohjet e mia, do u telefonoj të gjithëve”

Që zonja Timoshenko është një grua plot pasione dhe vendosmëri, këtë e kanë kuptuar shumë prej kundërshtarëve të saj në të kaluarën. Tani ajo është gati “të marrë një automatik dhe ta qëllojë në fytyrë atë bastardin”, sic e quan ajo Vladimir Putinin. Në një përgjim telefonik me origjinë misterioze, Julia luftarake ankohet edhe që nuk mundet të jetë në Krime: “Ta hajë dreqi, duhet të rrëmbejmë armët dhe të shkojmë të vrasim ata rusë të mallkuar, po të isha atje, një mut do ua kisha dhënë Krimenë, do kisha gjetur një mënyrë për të hequr qafe ata bastardë të ndyrë”. Por edhe pa kallashnikov, ish kryeministrja ukrainas llogarit që “të mos i lërë asgjë Rusisë, përvecse tokë të djegur” falë kontakteve të saj në komunitetin ndërkombëtar. “Do të përdor të gjithë njohjet e mia, do u telefonoj të gjithëve”.

Bashkëbisedimi i ndezur, duke gjykuar nga konteksti i disa ditëve më parë, kishte si interlokutor Nestor Shufrichin, ish zëvendës kryetar i Këshillit të Sigurisë në Kiev. Funksionari e përgënjeshtron vërtetësinë e rregjistrimit, që është shfaqur në internet dhe ka bërë xhiron e gazetave ndërkombëtare. Julia nuk ka patur probleme për ta konfirmuar. Përvec një detaji të vogël: gjatë përgjimit, Shufrichi e pyet se cfarë do të bëhet me tetë milionë rusët në Ukrainë, dhe zëri femëror përgjigjet: “ti vrasim me arm ëbërthamore”, ndërkohë që sipas Timoshenkos në të vërtetë ajo është përgjigjur “këta tetë milionë janë ukrainas”. “Biseda është e vërtetë, fraza për rusët është e pavërtetë (Përshëndetje FSB-së). Më falni për fjalët e ndyra”, ka komentuar Timoshenko.

Nuk është hera e parë që mediat ruse publikojnë përgjime telefonike, të manipuluara në mënyrë të tillë që të vënë në siklet protagonistët apo t’i paraqesin si armiq të Rusisë. Kishte ndodhur me të famshmen tashmë, “fuck the EU” të nënsekretares së Shtetit të SHBA, Victoria Nuland dhe me Catherine Ashton, e cila diskuton me ministrin e jashtëm estonez në lidhje me zërat në Kiev, për snajperë të thirrur nga opozita për të qëlluar mbi turmën. Një rregjistrim i manipuluar ishte përdorur disa ditë më parë nga televizioni rus për të treguar që udhëheqësi i opozitës në Moskë, Alexei Navalny ishte “një agjent i CIA-s”. Që shërbimet rusë i përgjojnë telefonatat e udhëheqësve ndërkombëtarë, aq sa, apo edhe më shumë se NASA, kjo tashmë është e qartë. Mbetet për të kuptuar nëse janë të infiltruar në Ukrainë, edhe jashtë botës virtuale. Dje në Rovno u vra Sashko i Bardhi, një prej udhëheqësve më radikalë të Sektorit të Djathtë, milicia e armatosur e Maidanit. Sashko ishte akuzuar nga Moska se kishte luftuar në krah të Cecenëve dhe kishte torturuar ushtarë rusë. Nacionalisti u vra nga policia ukrainase gjatë një përpjekje për arrestimin e tij, me sa dihet për lidhje kriminale. Por Sektori i Djathtë dyshon për një operacion të shërbimeve rusë dhe ka premtuar luftë ndaj ministrit.

Leave a Reply

Back to top button