Speciale

Lucrezia Borgia / Femër perverse apo viktimë engjëllore

Bijë e Papës Aleksandri i VI-të, emri i saj qe më i përfoluri i shekullit të XIII-të. U akuzua për çdo lloj poshtërsie, por historia nuk ka prova të sigurta

Pak emra të sjellin në mendje intriga pallati dhe komplote misterioze, si ai i Lukrecia Borxhias. Dukeshë e Ferrarës, për shumë kohë u konsiderua si personazh i korruptuar dhe pervers i oborrit rilindës italian. U akuzua për faje, që i detyrohen edhe urrejtjes së ngjallur nga familjarët e saj, të cilat u zmadhuan deri sa ta bënin legjendare, duke ushqyer polemikën antiklerikale të shekullit të mëparshëm….

lucre

Jeta e saj, e pasur me të pritura, martesa përrallore dhe vdekje tragjike, na ka shtyrë që ta zbulojmë paksa nga afër, për ta njohur më mirë historinë aventureske të kësaj gruaje, duke përfituar nga rasti për të hedhur poshtë ndonjë mit. Data të sigurta lidhur me vendin dhe ditën e lindjes nuk ka: lajmi më i besueshëm do të ishte i datës 18 prill 1480 në Subiako, fëmija i tretë i Rodrigo Borxhias (familja ishte me origjinë nga Hàtiva pranë Valencias, qytet i banuar nga një popullsi me gjak të përzier, spanjoll dhe arab) dhe Vanoca Kataneit, vajza e vetme midis katër vëllezërve: Huan, Çezare dhe Hofrè. Si vogëlushe me prejardhje të lartë, Lukrecia u edukua në kuvendin e Shën Sikstit dhe, më pas, ju besua kujdesit të Adriana Milas, kushërirë e Papës…

[real3dflipbook id=”900″]

Leave a Reply

Back to top button