Histori

24 nëntor 1989 / Dita kur Bin Ladeni goditi mësuesin e tij

bin

Nëse terrorizmi ekziston vërtetë, atëherë ai e ka origjinën në zemër të Afganistanit. Pikërisht këtu Abdallaj Yusuf Azzami – “babai i xhihadit islamik” – u mëson nxënësve të tij t’u kallin frikën dhe terrorin armiqve të tyre. Por brenda vetëm pak viteve, një student i veçantë do t’ia kalonte edhe mësuesit të tij – dhe do të gjunjëzonte një superfuqi globale. Emri i tij? Osama bin Laden. Në vitet 1980, Azzami organizon me sukses luftën guerilase kundër forcave pushtuese sovjetike në Afganistan. Në fund të 1988-ës, sovjetikët detyrohen të tërhiqen.

Azzami nuk e feston gjatë fitoren e tij – në 24 nëntor 1989, një autobombë e vret në çast në Peshavar të Pakistanit. Edhe sot e kësaj dite është mister njeriu përgjegjës për vdekjen e tij. Por i dyshuari kryesor është Bin Ladeni, i cili mendonte se veprimet e mësuesit të tij nuk ishin ekstremë sa duhej.

Terrori i Azzamit nuk ishte i kufizuar në nivel lokal, por bin Ladeni donte ta zhvendoste luftën – dhe ta çonte në qendrat e pushtetit të armikut të tij. “Bin Ladeni e çoi në shkallë globale atë që ishte një luftë guerilase lokale”, thotë eksperti i islamit, Marc Thoerner. Në 11 shtator 2001, ndodh misioni më i madh i gjithë kohërave: jo në Afganistan apo ndonjë vend tjetër të pushtuar, por në qendrën e metropolit financiar të Amerikës. Eshtë diçka krejt e re – dhe një fitore përfundimtare mbi mësuesin e tij./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button