Speciale

Londra, profeci dhe mallkime

Screen Shot 2015-12-05 at 9.41.13 AM

Fshihen mes lagjeve më misterioze e të fshehta: sekretet e qytetit më magjepsës të Europës

Në disa raste, janë atmosferat dhe koinçidencat që i krijojnë legjendat. Ajo e Jack the Ripper, për shembull, nuk do kish patur të njëjtën mbështjellë misteri pa dritat e zbehta, rrugicat e ngushta dhe hijet e gjata të kryeqytetit të Britanisë së Madhe. Por çështja e vrasësit që mbolli terror në rrugët londineze në fundin e 1800-ës është vetëm njëra prej shumë historive misterioze. Ka edhe shumë të tjera, më pak të njohura, që flasin për këtë metropol në mënyrë të ndryshme, të re, sekrete. Nuk bëhet fjalë për tema që njerëzit i njohin ndoshta mjaft mirë, si Lady D, apo rrathët e Stonehenge. Ka gjëra të tjera për t’u ekzaminuar. Një gur që askush nuk ka kurajën ta lëvizë, një lagje e fshehtë, ku madje edhe mbretëresha duhet të ketë një lejë për të hyrë, një profeci për korbat e kopshteve të Kullës së Londrës. Jo vetëm kaq, një bunker i nëndheshëm i fshehtë, një statujë që qan, një liqen i mallkuar. Një rrugëtim i mistershëm ky që po nisim, në zbulim të vendeve më të pabesueshëm dhe befasues të këtij metropoli…

[real3dflipbook id=”664″]


 

Leave a Reply

Back to top button