Histori

Intrigat e CIA-s: A ndihmoi në rrëzimin e qeverisë australiane?

kriza

Në vitin 1975, Australia ishte zhytur në krizë, me senatorët e opozitës liberale që refuzuan të miratojnë buxhetin e kryeministrit laburist Gaug Uitlam, çka efektivisht do të kishte rrëzuar qeverinë. Në kundërpërgjigje, Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë Xhon Kerr, e shkarkoi Uitlam nga detyra dhe emëroi një kryeministër liberal, që fitoi zgjedhjet që pasuan.

Guvernatori i Përgjithshëm, është përfaqësuesi i Mbretëreshës në Australi, dhe zakonisht nuk ndërhyn në politikë. Prandaj, vendimi i Kerr për të hequr një kryeministër dhe vendosur një tjetër shkaktoi polemika të mëdha, deri në pikën që ai përfundimisht u detyrua të braktisë vendin.  Që nga shkarkimi i Uitlam, u ngritën pikëpyetje mbi rolin e CIA-s në rrëzimin e qeverisë së tij.

Uitlam kishte tërhequr trupat australiane nga Vietnami, dhe dënoi fushatat e bombardimeve amerikane atje. I tronditur ku mësoi se shërbimi inteligjent australian, kishte ndihmuar rrëzimin e qeverinë së majtë të Salvador Alendes në Kili, Uitlam refuzoi të lejojë personelin e tij të “verifikohej apo ngacmohej” nga Sigurimi Australian dhe Organizata e Inteligjencës (ASIO).

Në vitin 1974, ai këshilloi ASIO-n të ndërpriste të gjitha lidhjet me CIA-n, një urdhër që ASIO e injoroi fshehurazi. Po atë vit, Uitlam tha se ishte kundër instalimeve ushtarake të huaja në Australi, duke përfshirë edhe bazën e madhe të CIA-s në Pine Gap. Sipas agjentit të CIA-s Viktor Marketi, “kërcënimi për të mbyllur ‘Pine Gap’ shkaktoi një tronditje të madhe në Shtëpinë e Bardhë”.

Kabllogramët e CIA-s e cilësonin kryeministrin australian një “kërcënim për sigurinë”. Një nga ministrat e Uitlam pohoi se shërbimi sekret britanik MI6, përgjonte mbledhjet e qeverisë, ndërsa zv.kryeministri u detyrua të japë dorëheqjen, pas një skandali që pjesërisht mund të ishte fabrikuar nga inteligjenca amerikane.

Ndërkohë, Xhon Kerr ishte i njohur si anëtar i Shoqatës Australiane për Lirinë kulturore, të cilën një hetim i mëvonshëm nga kongresi e zbuloi se ishte pjesë e enturazhit të CIA-s. Kontraktori i CIA-s Kristofer Bojs, që u bë spiun i sovjetikëve në mes të viteve ‘70, tha se u kthye kundër CIA-s, pasi lexoi kabllogramat që tregonin se agjensia ishte duke vepruar kundër qeverisë australiane.

Sipas Bojs, kabllot i referoheshin Guvernatorit të Përgjithshëm si “njeriu ynë Kerr”. Është sigurisht e pamundur që vetëm CIA të ishte përgjegjëse rrëzimin e Uitlamit, por mbeten sërish disa pikëpyetje serioze nëse agjensia bëri propagandë kundër udhëheqësit të zgjedhur, në favor të një aleati amerikan.

Pavarësisht nga kjo, rastet “Uitlam” dhe “Nugan Hand” dëmtuan rëndë reputacionin e agjensisë në Australi, deri në pikën që u detyrua të lëshonte një deklaratë publike:”CIA nuk është angazhuar në operacione kundër qeverisë australiane, nuk ka lidhje me ‘Nugan Hand’, dhe nuk është e angazhuar në trafikun e drogës. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button