Horizonti.al

Iluminati dhe ISIS

Screen Shot 2015-10-16 at 09.35.53

Shumë gjëra ishin thënë për ISIS, por teoria më e fundit e atyre që merren me komplotet është vërtetë e çmendur. Sipas tyre, Iluminatit janë të angazhuar në një sulm dydrejtimësh, si kundër Islamit, edhe kundër Perëndimit, përmes krijimit të kukullës së tyre, ISIS. Kjo është arsye përse organizata ka një emër çuditërisht kaq të “anglicizuar”. “Islamic State of Syria and Iraq” është një mbulesë: teoricienët thonë se grupi në të vërtetë ka emrin e perëndeshës së lashtë egjiptiane, ISIS, e cila adhurohej nga Iluminati në shumë forma gjatë historisë, si për shembull Ishtar, Nëna Mari, dhe Zonja Drejtësi. Udhëheqësi i supozuar Abu Bakr Al Bagdadi, për shkak të emrit, është një tjetër provë. Abu Bakr ishte emri i një ndjekësi të Muhamedit i cili kish qenë përgjegjës për ndarjen mes shiitëve dhe sunitëve, ndërkohë që al Bagdadi i referohet planit për të pushtuar të gjithë Irakun.

Një prej këtyre teoricienëve me të vërtetë të çmendur, që thotë se e ka marrë informacionin nga demonët, beson se një betejë mes islamit dhe ilumintatit është parashikuar në profecinë islamike. Parashikimet i referohen një forcë “Antikrishti me një sy”, e njohur si Dajjal, dhe që identifikohet me Iluminatin, për shkak të simbolit të tyre të piramidës me një sy. Dajjali simbolizon kombet perëndimorë që kontrollohen nga Iluminati, që do të mposhten nga Mahdi dhe Jezusi Islamik, që në këtë interpretim janë në fakt Antikrishti dhe Satanai, respektivisht. Në këtë teori, Iluminati është në të vërtetë një kokë turku në një skemë të Satanait për të konvertuar botën në Islam, dhe ISIS është një fenomen i mbështetur nga Mosadi dhe CIA për të ndihmuar që kjo të ndodhë.

Leave a Reply

Back to top button