Horizonti.al

Muret që kullonin gjak

Screen Shot 2015-09-07 at 10.24.42

Agjentët e skuadrës që hetojnë vrasjet në Atlanta, janë mësuar me skenat e gjakut. Gjaku është pasojë e dhunës së ushtruar në vendin e krimit, prej njerëzve të vrarë nga goditjet e një arme zjarri, thikë apo mjete të tjera rrethamore.

Por ata policë, nuk ishin të përgatitur për të parë gjak “në mungesë” të një kufome, sidomos kur bëhet fjalë për gjak që rridhte nga muret e një banese dhe që krijonte pellgje të mëdha, në katin e shtëpisë të një çifti të moshuar, Uilliam dhe Mini Uinston, përkatësisht 79 dhe 77-vjeç.

Mini Uinston e vuri re e para gjakun që rridhte çurk nga dyshemeja e banjos “tamam sikur lotonte”, kur një ditë shtatori në vitin 1987, hyri në dush për t’u larë në atë shtëpi me tulla dhe me 3 dhoma gjumi, ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj prej 22 vjetësh.

Në 9 shtator, pak pas mesnate, kur çifti zbuloi prapë gjakun që rridhte nga muret dhe vërshonte nëpër dyshemetë e dhomave, ata i telefonuan policisë.

“Unë nuk vuaj nga hemoragjia”- tha para agjentëve Uilliam Uinston “dhe as gruaja ime”. “Dhe këtu jetojmë vetëm ne të dy”.Atë mbrëmje, Uinston kishte shkuar në shtrat rreth orës 21:30, pasi mbylli dyert e shtëpisë dhe aktivizoi sistemin e alarmit. As ai dhe as gruaja e tij, nuk kishin dëgjuar ndonjë zhurmë të dyshimtë, dhe sistemi i alarmit kishte qenë përherë i aktivizuar.

Stiv Kartrajt, agjent i skuadrës për hetimin e vrasjeve në Atlanta, pranoi se policia kishte gjetur “një sasi e madhe gjaku” që kishte larë të gjithë shtëpinë, por nuk kishte asnjë organ, kafshe apo qenieje njerëzore, që mund të shpjegonte origjinën e tij.

Ditën tjetër, laboratori shkencor i kriminalistikës i shtetit të Xhorxhias konfirmoi se gjaku ishte njerëzor. Zëdhënësi i policisë në Atlanta, Kal Xhekson, tha se departamenti e cilëson këtë ngjarje “një rrethanë të pazakontë, pasi ne nuk kemi asnjë një trup apo një arsye që shpjegon praninë e kaq shumë gjaku”.

Leave a Reply

Back to top button