Horizonti.al

A munden ta ndiejnë kafshët tërmetin që afron?

Screen Shot 2015-08-31 at 12.30.47 PM

Mund të ketë ndryshime të lehta para një tërmeti të cilat kafshët kanë mundësinë t’i zbulojnë. Kur godet një tërmet, dridhje të ndryshme udhëtojnë përmes tokës, në shpejtësi të ndryshme. Vibrimet parësore (valët-P) udhëtojnë rreth dy herë më shpejt sesa vibrimet dytësore (valët-S) të cilat e bëjnë shumicën e dridhjes aktuale. Valët-P janë përgjithësisht shumë të dobëta për t’u ndjerë nga njerëzit, megjithëse sizmiografët do t’i kapin ato. Por disa kafshë mund të jenë të afta të zbulojnë Valët -P përpara se të arijnë valët-S. Kjo do t’u jepte atyre lajmin më pak sesa dy minuta më herët.

Histori të gjarpërinjve që linin strofkullat e tyre, qenë që lehnin shumë, ose zogj që fluturonin në stile të pazakontë, ditë ose javë përpara sesa një tërmet të ndodhë, janë ende shumë të diskutueshme.

Por mund të ketë ndryshime të forta para një tërmeti, që kafshët janë në gjendje ta zbulojnë. Një studim në vitin 2011, në Open University gjeti se ngjeshjet që krijohen përgjatë vijave të shkarjeve tektonike shkaktojnë xhepa me ngarkesë pozitive për të lëvizur përmes shkëmbenjve për në sipërfaqe, dhe do të nxisnin ndryshime kimike në ujrat e tokës. Ky duhet të ketë qënë shkaku që bretkosat e lanë papritur pellgun ku shumoheshin, disa ditë përpara sesa tërmeti të godiste L’Aquilan, në Itali në vitin 2009. Pellgu i tyre ishte 74 km larg nga epiqendra e tërmetit. Ngarkesa pozitive mundi madje të ndikonte fushat elektromanjetike që lakuriqët dhe zogjtë përdorin për udhërrëfim, por ne nuk kemi ende, prova direkte për këtë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button