Home»Teknologji»Qyteti fantazmë, ku makinat mësojnë të vetëdrejtohen

Qyteti fantazmë, ku makinat mësojnë të vetëdrejtohen

Screen Shot 2015-08-10 at 17.10.15

Një qytet i vërtetë, të cilit i mungojnë vetëm qeniet njerëzore. Quhet MCity dhe e ka projektuar e realizuar Universiteti i Michiganit në SHBA, për të testuar makinat pa shoferë dhe për të përsosur programet kompjuterikë që do t’i drejtojnë ato në rrugët tona, sigurisht në të ardhmen.

SI NJE FILM

Mcity shtrihet në 13 hektarë në zonën e Ann Arbor, qendër e universitetit amerikan, dhe duket si një prej atyre qyteteve-fantazmë të perëndimit të egër, apo një skenë hollivudiane: ka rrugë, kryqëzime, trotuarë, punime në zhvillim, ndërtesa shumëngjyrëshe. Por sapo është inauguruar dhe është mbushur me sensorë, si dhe menaxhohet nga një program që monitoron të gjithë lëvizjet e makinave autonome në kontekste urbanë. 

TE PAPRITURA DHE PROBABILITETE

Semaforët, pengesat, sinjalet rrugorë pak të dukshëm të shpërndarë nëpër qytet do të detyrojnë inteligjencat artificiale të mjeteve që të përshtaten në kohë të shpejta me situata jo të zakonshme, duke i bërë testet më realistë.

Në këtë mjedis, inxhinierët amerikanë mund të simulojnë kushte të ngarjes së makinës, të mbushura me të papritura. Si dhe të përsosin programet e drejtimit të automjeteve autonomë sa i përket sigurisë, që është edhe problemi kryesor para futjes në rrugë të këtyre lloj makinave, gjë që nga Google është parashikuar për në vitin 2020-2021.

POR NUK MJAFTON

Mcity është një mjedis i kontrolluar ku nuk ka risqe për kalimtarë, por pikërisht ky është limiti i tij: aksidentet e rregjistruar nga Lexus i Google në 1.7 milionë milje testime kanë ndodhur kryesisht prej gabimeve të shoferëve të makinave të tjera, dhe në përgjithësi për shkak të paparashikueshmërisë njerëzore.

Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *