Horizonti.al

Njeriu që peshoi shpirtin e njeriut…

ShpirtiNjerëzit kanë besuar prej një kohë të gjatë, se diçka prej tyre arrin t’i mbijetojë vdekjes (edhe pse pretendimet e disa njërëzve se kanë shkuar përkohësisht në botën e përtejme, janë njëra më e cuditshme se tjetra). Edhe pse ky subjekt është përcjellë nën shumë emra përgjatë shekujve, shumica e njerëzve në Perëndim e njohin si “shpirti”.

Shumë njerëz në bazë të besimit, janë të bindur se shpirti ekziston. Ky thelb i qenies njerëzore, thuhet se është pa substancë, një pjesë e një tjetër plani ekzistence, që është e mbështjellë përkohësisht në një trup prej mishi dhe kocke, para se të kthehet prej nga ku ai erdhi.

Por për disa, kjo nuk është e mjaftueshme. Në një botë të materializmit, ku ne kuptojmë gjithnjë e më shumë, sesi funksionon bota në një mënyrë të matshme dhe të verifikueshme, ekzistenca e dickaje pa substancë, që është gjoja përgjegjëse për të gjitha funksionet e mendjes njerëzore, është një gjë që s’mund të kapërdihet lehtë. Në fund të fundit, shumë gjëra që njerëzit i cilësuan për shekujt me rradhë të mbinatyrshme, është provuar se funksionon në mënyrë të bazë proceseve fizike të matshme.

Nuk ka nevojë për një shpjegim të mbinatyrshëm.

Kërkesa për një model të prekshëm të shpirtit, u frymëzua nga një eksperiment shumë i rastësishëm i kryer në vitin 1907. Doktor Dankan Mekdugall nga Haverhill, Massachuesetts, besonte se shpirti kishte substancë fizike. Dhe ai ia doli të përcaktojë masën e tij të saktë, duke matur peshën e pacientëve në momentin e vdekjes.

Aparat shpirt-peshues i Dr.Mekdugall

Në mënyrë që të kryejë eksperimentet e tij të çuditshme, Doktor Mekdugall ndërtoi një aparat matës me një shkallë të  posaçme. Pacienti që sapo kishte vdekur, do të shtrihej në njërën anë ku ndodhej një krevat spitalor i lidhur me aparatin, dhe në anën tjetër do të peshohet pesha e pacientit.

Doktor Mekdugall arsyetoi, se nëse shpirti do të kishte substancë, ai rrjedhimisht duhet të kishte masë, dhe kështu që humbja e kësaj të fundit mund të matej. Ai e kreu eksperimentin e tij në 6 trupa njerëzore dhe 15 qen. Tek njerëzit, në më shumë se një rast pati një rënie në peshë, gati 3/4 e një onci ose rreth 21 gramë. Qentë nuk treguan rënie në peshë, duke konfirmuar besimin e Mekdugall, se kafshët nuk kanë shpirt. Përfundimet duken të ftohta dhe kokëforta, megjithatë pati disa gabime shumë serioze tek metoda e Mekdugall.

Një metodë e metë lind lëvizje kulturore

E meta më e madhe e eksperimentit me peshimin e shpirtit, ishte madhësia e vogël e mostrës. Vetëm 6 raste të shqyrtuara, nuk janë në fakt të mjaftueshme, për të nxjerrë një konkluzion të përgjithshëm. Përveç kësaj, nga 6 njerëzit e vdekur që ai përfshiu në eksperiment, vetëm një pjesë të vogël pati njëfarë rezultati. Atij iu desh të hiqte dorë nga 2 prej rasteve.

Njëri nga personat vdiq, para se ai të mund të përfundonte rregullimin e bilancës së aparatit, ndërsa në rastin e dytë matjet u ndërprenë nga stafi i spitalit, i cili nuk ishin të kënaqur me eksperimente makabre të mjekut. Një pacient tregoi një rënie të menjëhershme pas vdekjes. Dy të tjerë treguan rënie në rritje të peshës me kalimin e kohës, ndërsa një tjetër rënie graduale dhe pastaj një rritje të re.

Një tjetër tregoi rënie në peshë, por pas një vonese të vogël, të cilën  Mekdugall ia atribuoi lajthitjes së tij të shurdhër. Shpirti i ngratë ishte mesa dukej shumë memec, për të ditur se ndodhej në një trup të vdekur dhe të varur, rreth një grimë para se të kuptonte se mund të largohej (duke perifrazuar doktorin).

Thënë shkurt, rezultatet ishin shumë në kundërshti me njera-tjetrën, për të nxjerrë përfundime. Nëse Mekdugall do të kishte patur qasje tek një numër më i madh pacientësh, që ndërronin jetë si dhe pajisje më të mira, të dhënat e tij do të kishin qenë më bindëse. Por meqënëse grupi i tij i të dhënave ishte i vogël dhe pajisjet modeste, përfundimet e tij janë në rastin më të mirë të dyshimta.

Për t’i mbojtur, Mekdugall u përpoq të shpjegonte disa prej variablave.

Ai dhe disa mjekë te tjerë të përfshirë në studim, testuan nëse clirimi i frymes së fundit të vdekjes, mund të shkaktonte një humbje në peshë. Ata e bënë këtë duke u vendosur peshore, dhe pasi ato ishin të balancuara, merrnin frymë thellë dhe e nxirrnin atë me forcë jashtë. Shkallët nuk regjistruan asnjë ndryshim.

Por ndoshta e meta më e madhe në të gjithë eksperimentin, kishte pak të bënte me aparatin apo madhësinë e mostrës.

Mekdugall dhe kolegët e tij të këtij experimenti, nuk kishin një mënyrë për të përcaktuar me saktësi kohën e vdekjes, cka është shumë e rëndësishme, nëse besohet se shpirti largohet menjëherë pas atij momenti.

Eksperimenti u publikua në “New York Times”, por përveç kësaj ajo shkaktoi nje valë reagimesh. Shumica e shkencëtarëve zbuluan në metat e metodës, dhe e kritikuan gjerësisht punën. Nuk ka asnjë dëshmi se Mekdugall të ketë kryer eksperimente të tjera të ngjashme. Ose edhe nëse ka ndodhur, nuk do të ketë patur ndonjë rezultat të kenaqshëm.

Ai vdiq në vitin 1920, kur ishte një figurë gati e panjohur. Eksperimenti i tij jeton mendimin e rrymës “Zeitgeist”. Eksperimenti i kryer nga ai si nje dëshmi për ezistencën e shpirtit, frymëzoi një film në vitin 2003 me titullin “Pesha 21 gramë”. Deri më sot, askush nuk eshte përpjekur përsëri seriozisht të masë shpirtin. Çështja e ekzistencës së shpirtit mbetet, mbetet si përherë dicka e lidhur ngushtë me besimin.

Përkthimi: A.Goce

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button