Enciklopedike

“Shitja” e sëmundjes mendore

Screen Shot 2015-07-16 at 00.24.02

Seria: Ja si na i ushqen kultura, të gjithë iluzionet tona. Të mirët dhe të dëmshmit

Të paktën një nga arsyet kryesore, pse SHBA-ja është kaq shumë e përqendruar në eksportimin e përkufizimeve dhe trajtimit të sëmundjeve mendore, duke përfshirë edhe iluzionet, është fitimi i kompanive farmaceutike. Një nga shembujt më domethënës ndodhi në Japoni në fillim të këtij shekulli, kur kompanitë e ilaçeve e bindën publikun japonez se vuante nga depresioni i butë, i cili u quajt “kokoro no kaze”, ose “ftohtje shpirtore”. Natyrisht, këto kompani rekomanduan barna tepër të shtrenjta antidepresive për t’u shëruar.

Deri atëherë, komuniteti mjekësor japonez ishte marrë vetëm me çrregullime të mëdha depresive. Me një normë vetëvrasjesh sa dyfishi i atyre në SHBA, Japonia padyshim që kishte probleme të shëndetit mendor. Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital, për shkak të sëmundjeve mendore, ishte rreth 390 ditë, shumë më tepër sesa mesatarja amerikane, më pak se 10 ditë. Zyrtarisht, depresioni i butë nuk ekzistonte në Japoni. Por, pasi kompanitë e ilaçeve nisën një fushatë mediatike, vizitat tek mjeku për t’u kuruar ndaj depresionit, u rritën me thuajse 50 përqind në vetëm 4 vite. “Unë mund t’iu shpie në të gjithë botën, dhe ju nuk do të keni asnjë vështirësi për të njohur njerëz që vuajnë nga forma të rënda depressive, në mjedise krejtësisht të ndryshme”-tha për “New York Times” profesori i psikiatrisë Artur Kleinman. “Por depresioni i butë është i një lloji krejt tjetër. Kjo na mundëson ta rikonceptojmë depresionin, ashtu si një numër të madh gjërash. Është e vështirë të dini se ku mbaron një gjendje e zymtë shpirtërore, dhe ku fillon depresioni”. Pra, është mjaft e mundshme që japonezët të kenë filluar të përcaktojnë gjendjen e tyre mendore si një depresion të butë.

Atyre iu tha në mënyrë të përsëritur, se shërimi gjendej vetëm tek ilaçet. Një burrë 39-vjeçar, Naoja Mitake, iu nënshtrua përreth 2 vjet disa kurave të ndryshme me ilaçe antidepresive, për të trajtuar pagjumësinë dhe lodhjen. Ai ishte bindur nga fushata publicitare e kompanive farmaceutike, se ndjenjat e tij kishin një bazë kimike, që mund të trajtohej vetëm nga barnat. Por ato kurrë nuk funksionuan plotësisht tek ai. Pastaj ai aksidentalisht gjeti kurën vetjake: agjërimin. Sikurse e shpjegoi psikiatri japonez Jutaka Ono për “New York Times”, “kompanitë e ilaçeve, zhvilluan një fushatë shumë të ethshme mbi depresionin e butë, ku një grua e bukur e re shfaqet dhe duke buzëqeshur thotë:”Unë shkova tek një mjek, dhe tani jam e lumtur. Ju e dini, depresioni nuk është diçka e lehtë. Dhe nëse është e lehtë, atehërë s’mund të jetë depresion”. Megjithatë, shitjet antidepresivëve u pesëfishuan në Japoni, ndërmjet viteve 1998-2003, menjëherë pasi filluan fushatat e marketingut./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button