Shkence

Retë misterioze si shtëllunga mbi planetin Mars

Seria: Misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve më të mirë

Screen Shot 2015-07-02 at 10.15.41

Në fillim të vitit 2012, astronomi amator Uejn Xheshke, zbuloi një re të çuditshme mbi planetin Mars. Ndryshe nga retë e vogla dhe të holla, që normalisht formohen mbi planet, këto shtëllunga gjigande shpërthyen nga sipërfaqja në një lartësi prej 240 kilometrash, duket se janë më shumë se dy herë më të larta sesa çdo re e mëparshme.

Ato ishin gjithashtu shumë të gjera, nga 500-1000 kilometra. Shtëllunga e pare, zgjati pak më shumë se një javë, në mars 2012. Shtëllunga të ngjashme, u shfaqën shkurtimisht në prill të po atij viti. Edhe pas konsultimit me astronomë të tjerë amatore, Xheshke nuk mund të shpjegojë atë që pa. Kështu që ai i çoi rezultatet e tij tek shkencëtarët profesionistë, që gjithashtu u habitën.

Pas kontrollit të të dhënave historike, astronomët profesionistë gjetën imazhe nga Teleskopi Habëll, që në vitin 1997 kishte treguar një re të ngjashme në Mars. Ata arritën në përfundimin se shtëllunga e çuditshme, nuk ishte e krijuar nga kristalet e akullit, sepse atmosfera në Mars është shumë e ngrohtë për një gjë të tillë.

Ndërkaq nuk kishte as gjasa që shtëllunga të ishte një aurorë, e ngjashme me dritat në polin e veriut në planetin tonë. Lloji i aktivitetit diellor, i nevojshëm për të krijuar një aurorë, mungonte në ditët kur u shfaq shtëllunga marsiane. Megjithatë, ato ishin 1 mijë herë më të shndritshme se çdo gjë vërejtur e ndonjëherë në Tokë.

Jo të gjithë shkencëtarët, besojmë se këto shtëllunga janë reale. Por pjesa tjetër thonë se 19 vëzhgues të ndryshëm, kanë regjistruar një dukuri të ngjashme. Në një zbulim të veçantë nga orbita e Marsit e NASA-s, shkencëtarët kanë gjetur dëshmi të “ndikimit pasqyrues” të disa kratereve në Mars. E errët në ngjyrë si lava e sapo ftohur, “ndikimi pasqyrues” formohet kur një kometë apo asteroid përplaset mbi një sipërfaqe planetare, dhe shkrin një hapësirë të madhe të shkëmbit dhe terrenit që shpejt ngurtësohet.

Ky material mund të ruajë gjurmë të jetës, që jetuan para dhe pas përplasjes, pothuajse si në një kapsulë kohe. Ndikimi i qelqit mundet ndërkaq të kapë gazet atmosferikë ekzistues, kur ka ndodhur goditja. Pra, nëse ne mund të gjejmë një mënyrë për ta shqyrtuar atë, ndikimi i qelqit mund të zgjidhë disa mistere të lashta në lidhje me planetin e kuq./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button