Enciklopedike

Dosjet e pahapura të historisë: A u ngrit Vatikani mbi një gënjeshtër?

“AH, KONSTANTIN. SA SHUME TE KEQIA LINDEN, JO PREJ KONVERTIMIT TEND, POR PREJ ATIJ DHURIMI”

DANTE ALIGHIERI, “KOMEDIA HYJNORE”

Screen Shot 2015-07-01 at 17.08.35

A mundet një dokument i vetëm të krijojë një fuqi botërore? A mundet një perandor, që të japë një dhuratë, e cila siguron 1700 vite pasuri dhe influencë për ata që e marin? Këto janë pyetje, të cilave Vatikani për shekuj të tërë u është përgjigjur me një “po” të palëkundur. Historia vërtitet përreth një dokumenti të quajtur Dhurata e Konstantinit, një dekret që konsiderohet si më i rëndësishmi në historinë zyrtare të Kishës Katolike. Por, po sikur të vërtetohet që është i rremë? Po sikur ngjarja që i dha Vatikanit rol qendror në skenën botërore, të ms ketë ndodhur asnjëherë?

Kur viziton Vatikanin, praktikisht po vë këmbë në shtetin e pavarur më të vogël që është i njohur ndërkombëtarisht. Por si shtet federal i Kishës Katolike, Vatikani e kompenson mungesën e përmasave, duke patur 1.2 miliardë anëtarë (ndjekës), gjë që e bën Kishën Katolike jo vetëm organizatën më të madhe mbi Tokë, por gjithashtu edhe pronaren më të madhe të tokave në botën perëndimore.

Pasuria dhe fuqia e saj janë ngritur mbi një dokument që besohet se është lëshuar 1697 vjet më parë. Le të udhëtojmë pas në kohë, në vitin 317. Skena është Kështjella Sant’Angelo në Romë. Eshtë mesi i natës kur Silvestri, Peshkopi i Romës, udhëhiqet drejt dhomës së Perandorit. Konstantini, lideri i perandorisë romake, rri ulur në gjysmë errësirë, me fytyrën të padallueshme. Perandori ka kohë që nuk shfaqet në publik. Teksa kthehet nga drita, Silvestri kupton përse Perandori ka kohë që fshihet: njolla të kuqe i kanë mbushur fytyrën dhe duart. Lebroza është ende në fazë të hershme. Konstantini ngrihet në këmbë, shkon drejt Silvestrit dhe e sheh drejt e në sy. “Sonte, Zoti yt mu shfaq në ëndërr”, thotë perandori. “Më tha se ti mund të më shërosh sëmundjen”. Konstantini i afrohet edhe më shumë Silvestrit – dhe tani nxjerr fjalët që do ta shndërrojnë një komunitet të vogël fetar, në besimin më të madh mbi Tokë: “Dua të pagëzohem”.

Kjo ngjarje rrëfehet në një dokument, që thotë se sundimtari u konvertua vërtetë në kristianizëm, dhe se Perandori u shërua si rezultat i pagëzimit. Në një gjest falënderimi, Konstantini praktikisht transferoi tek Kisha autoritetin e Romës dhe një pjese të Perandorisë Romake.

Ka një problem: dokumenti, nga shumica e historianëve konsiderohet i rremë. Edhe sot, është e paqartë nëse takimi mes Konstantinit dhe Silvestrit ka ndodhur.

Gjatë shekujve që pasuan, Kisha katolike u rrit dhe influenca e saj u zgjerua, madje duke hyrë në politikë dhe komanduar trupat e veta. Sa herë që pretendimet ligjore të Kishës viheshin në dyshim, Papa do të paraqiste Dhuratën e Konstantinit, si provë të autenticitetit.

Dyshimet e parë për vërtetësinë e Dhuratës u shfaqën në vitin 1433 nga filozofi Nicholas i Kuzës. Humanisti italian, Lorenzo Valla më pas u shtoi këtyre dyshimeve një gabim të madh në dokument, i cili i referohet qytetit si Kostandinopoja. Gjatë jetës së Perandorit Konstantin, qyteti në fakt njihej me emrin Bizanti. Edhe sot e kësaj dite, Roma ka mohuar gjithë akuzat dhe këmbëngul në vërtetësinë e dokumentit. “KnoWledge” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button