Enciklopedike

Shoqëri të fshehta që ndikuan në histori: Katarët

Screen Shot 2015-06-22 at 10.42.03

Gjatë shekullit të XIII-të, kryqëzata e Albigensianit, e udhëhequr nga Papa Inocenti III, u përpoq të zhdukë një sekt heretik të krishterë, që jetonte në malet e jugut të Francës. Këta heretikë ishin katarët, pasuesit e gnostikëve dhe përkrahës të nocionit të Dualizmit, ose idesë se ka si një Perëndi të Mirë ashtu dhe një Perëndi të Keq.

Të frymëzuar nga lëvizjet e tjera heretike si Bogomilizmi dhe Manikeizmi, Katarët kundërshtonin burokracinë e Kishës Katolike Romake, dhe refuzuan të adhuronin Zotin në tempuj apo katedrale. Ata  besonin se burrat dhe gratë janë të barabartë- në komunitetet e Katarëve, gratë mbanin shpesh pozita të rëndësishme fetare.

Megjithatë, Kryqezata e Albigensianit, zhduku me sukses Katarët dhe besimin e tyre nga Krishtërimi. Nga 1229, Katarët e mbetur ose ishin konvertuar nga Inkuizicioni, ose qenë zhdukur në mënyrë të fshehtë  nga një ushtri kryqëzatash, që luftoi me të njëjtin zell kundër të krishterëve të tjerë, sikurse bënë kundër myslimanëve. Shumë shekuj më vonë, Katarët y shndërruan në një temë të preferuar në mesin e teoricienëve konspirativë, që besonin se ata kishin patur Kupën e Shenjtë të Jezu Krishtit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button