Sport

Sepp Blatteri “bëri shaka”? Nuk do të largohet?!

Screen Shot 2015-06-15 at 1.22.08 PM

Kush mendon se mbaroi punë me Sepp Blatterin, më mirë të rishikojë atë që besonte. Kreu historik i FIFA-s, i cili dha dorëheqje nga kryesimi i organizatës pas hetimeve të bujshme të FBI rreth përfshirjes së zyrtarëve të FIFA-s në korrupsion, mund të jetë duke e “rishikuar” vendimin e tij. Shtypi zviceran shkruan këtë fundjavë se Blatter ka marrë shumë mesazhe mbështëtjeje nga federatat e futbollit në Azi dhe Afrikë (bastionet e tij të votave në kongresin e fundit), të cilat i kërkojnë atij që të rishikojë vendimin për të ikur nga FIFA. Një rikthim i Blaterit do ta rindizte edhe më keq betejën ligjore të FIFA-s me drejtësinë amerikane.

Leave a Reply

Back to top button