Enciklopedike

Spartanët: të gjithë ushtarë

Screen Shot 2015-06-04 at 21.18.00

Seria: 10 qytetërimet më të tmerrshëm në historinë e botës

Familja spartane ishte krejt e ndryshme nga ajo e qytet-shteteve të Greqisë së lashtë. Fjala “spartan” ka ardhur deri tek ne për të përshkruar vetëmohimin dhe thjeshtësinë. Kjo ishte e gjithë jeta spartane. Fëmijët ishin të shtetit, më shumë sesa të prindërve të tyre. Ata rriteshin për t’u bërë ushtarë, besnikë ndaj shtetit, të fuqishëm dhe të vetë-disiplinuar.

Pavarësisht se si i ka portretizuar Hollywoodi në filmin “300”, i cili nuk i dha hakun qytetërimit të tyre, spartanët ishin në fakt shumë të ashpër. Vetëm për të krijuar një ide bazë të kulturës së tyre, mendoni këtë gjë: Çdo mashkull spartan ishte një ushtar. Çdo punë tjetër kryhej nga skllevërit; burrat spartanë ishin luftëtarë dhe kaq.

Asgjë më shumë. Ata luftonin, derisa të mund “të dilnin në pension” në moshën 60 vjeçe. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, vdekja nuk i siguronte një gur varri, ai nuk e meritonte. Të vetmit spartanë, të cilëve u vihej gur varri ishin ata të cilët vdisnin në betejë, gjatë fitores. Në ato kohë, vetëm ata që vriteshin në betejë i kishin varret të skalitura, me qëllimin që brezat e ardhshëm të magjepseshin me herozmin e tyre. Dhe nëse dikush e humbiste mburojën gjatë betejës, ai “meritonte” dënimin me vdekje. Një ushtar i vërtetë duhej të kthehej ta merrte, ose të  vdiste duke u përpjekur. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button