Shkence

Ngrohja globale? I ftohti vret më shumë

Screen Shot 2015-05-28 at 18.31.27

Një studim shumë serioz i kohëve të fundit ka vënë në diskutim efektin negativ të së ashtuquajturit proces të ngrohjes globale duke nënvizuar se i ftohti në fakt është në gjendje të vrasë 20 herë më shume.

Një studim ndërkombëtar i botuar edhe në një prej revistave shkencore më me emër, “Lancet” ka dalë me përfundimin se i ftohti në krahasim me valët e nxehtësisë është në gjendje të vrasë 20 herë më shumë popullatën.

Në fakt, në terma të përgjithshme kjo nuk përbën ndonjë të re, por në terma statistikore, është hera e parë që të dhëna të marra nga analizimi i 74 milion vdekjeve në 12 vende të ndryshme të botes, kanë treguar se gjilpëra e peshores në lidhje me shkaqet e tyre anon nga temperaturat e ftohta.

Me këtë studim, ambientalisti i njohur danez, Bjørn Lomborg, i përcaktuar edhe si një prej 100 personave me më influencë në botë, falë punës se tij në studimin e mjedisit, mbështet idenë se rreziqet e ngrohjes globale në lidhje me shëndetin e njeriut janë të mbivlerësuara.

Është e njohur tashmë për këdo se temperaturat e pazakonta vrasin shëndetin e njeriut, por deri tani, më të rrezikshme kanë qenë njohur ato të larta, ndërkohë që të dhënat e marra nga data base më e madhe në lidhje me këtë argument, kanë treguar se ato më vrasëset janë temperaturat e ulëta.

Studimi përfshiu analizën e 74.225.200 vdekjeve në periudhën 1985­2012 të ndodhura në 12 vende në zona me klimë ekstreme që nga temperaturat e larta e deri tek ato të ftohtat.

Të dhënat i janë nënshtruar përpunimit përmes një metodologjie shumë fine e cila ka lejuar matjen e ndikimit të vapës dhe të ftohtit në vdekjet që kishin ardhur si pasojë e temperaturave ekstreme.

Nga ky numër vdekjesh, u zbulua se 7.71% e tyre lidhej me temperaturat ekstreme dhe 6.66% e tyre lidhej pikërisht me temperaturat e ftohta.

Ky përfundim përbën një zhvillim te ri edhe në politikat në rang kombëtar dhe me gjërë në lidhje me përpunimin e masave që kanë për qellim ruajtjen e shëndetit të popullatës, masa të cilat deri tani lidheshin me pasojat që vinin prej temperaturave të larta, ndërkohë që tani del e nevojshme që e njëjta vëmendje të tregohet edhe për mbrojtjen e popullatës prej temperaturave të ftohta.

Ambientalisti i famshëm danez Bjørn Lomborg, që në të kaluarën ka qene edhe ish aktivist i GreenPeace, mbështet mendimin se kërkimi shkencor, më shumë se sa të orientohet në politikat që synojnë reduktimin e emetimit të gazit karbonik në atmosfere, të shkoje drejt gjetjes se rrugëve të reja që synojnë luftën kundër varfërisë. Sipas tij kjo do të jete rruga me efektive për shpëtimin e planetit./Express

Leave a Reply

Back to top button