Analiza

Nga kuotat, tek lufta kundër rrjeteve: BE-ja kërkon përgjigjen e saj ndaj fluksit të imigrantëve

imigrantetNga Le Monde

I zhgënjyer nga masat e para të marra nga kryetarët e shteteve evropiane në fund të muajit prill Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker kerkon të kalojë në sulm këtë javë, gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian.

Ai do të propozojë vendosjen e kuotave kombëtare për të marrë në ngarkim azil kërkuesit në Bashkimin Evropian, me qëllim që të lehtësojnë vendet e jugut Italinë, Greqinë dhe Maltën të cilat duhet t’i bëjnë ballë një fluksi refugjatësh të pashembullt.

Screen Shot 2015-05-06 at 18.59.26Deri tani komisarët e 28 vendeve anëtare të BE-së kanë refuzuar gjithmonë, por Gjermania dhe Parlamenti Evropian janë në favor.

Sipas dokumentit të punës me të cilën është njohur gazeta franceze Le Figaro, shpërndarja do të marrë parasysh GDP, popullsinë, përqindjen e papunësisë dhe numrin e azil-kërkuesve që do të mirren në ngarkim. Ky do të jetë një sistem i përkohshëm, përballë urgjencës, në zbatim të nenit 78-3 të traktatit të Lisbonës.

Franca ka dhënë mbështejen e saj për një politikë të rishpërndarjes së refugjatëve. “Eshtë normale që të ketë një shpërndarje midis vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian”, u shpreh ditën e hënë ministri i brëndshëm francez në kanalin televiziv RTL, duke përshëndetur propozimin e Presidentit të Komisionit Evropian. Bernard Cazeneuve pohoi se Franca ka propozuar formulimin e propozimit të kuotave “në muajin gusht”. Ai e gjykon “normale që Evropa të ketë një politikë azili”.

Aksione në brigjet detare libiane

Kjo nismë ndërhyn ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropian kërkojnë të marrin një dritë jeshile për të ndërmarrë aksione, përfshirë dhe ato me forcë, kundër rrjeteve të trafikantëve që i tërheqin imigrantët azil-kërkues sidomos nga Libia për të kaluar detin Mesdhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Vendet evropiane anëtare të Këshillit (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Lituania) dhe Italia përpiqen të zbatojnë një projekt rezolutë që do t’i jepte një legjitimitet më të madh ndërkombëtar operacioneve evropiane për të ndaluar anijet e ngarkuara me imigrantë në ujërat ndërkombëtare.

Qysh nga fillimi i vitit, numri i refugjatëve që tentojnë të kalojnë Mesdheun për në Evropë është i pashembullt. Siçilia pritet të mirëpresë 5 000 imigrantë në javë deri në muajin shtator, sipas ministrisë së brëndshme italiane.

Në pesë muaj të paktën 1 500 persona kanë vdekur duke tentuar të kalojnë për në Evropë. Në vitin 2014, në të njëjtën periudhë, ky numër ishte në më pak se njëqind. Në fund të muajit prill një “samit i jashtëzakonshëm” i 28 vendeve anëtare përfundoi me një marrëveshje minimale duke parashikuar trefishin e buxhetit të operacionit “Triton”, duke kaluar nga 2,9 deri në 9 milion euro në muaj.

 

Leave a Reply

Back to top button