Analiza

Vizita e François Hollande në Kubë: për çfarë strategjie diplomatike?

Screen Shot 2015-05-13 at 11.41.40 AMNga Jean-Jacques Kourliandsky

Studjues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Staregjike, Francë

Ditën e hënë më 11 maj 2015, François Hollande ishte për vizitë zyrtare në Kubë. Ai është presidenti i parë francez që viziton Kubën, qysh me pavarësinë e saj e në vitin 1898. Si e shpjegoni?

Kuba është një vend i vogël. Pavarësisht nga regjimi i saj politik, Kuba ka qenë gjithmonë shumë afër Shteteve të Bashkuara, të cilët historikisht kanë ndërhyrë në jetën e saj të brendshme.

Screen Shot 2015-05-06 at 18.59.26Franca asnjëherë nuk ka dashur të përzihet në çështjet kubaneze, para se të ishte mundur, që të shfaqej një dritare mundësie. Ky rast afrimi u shfaq me fundin e ndarjes së botës midis Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dhe Shteteve të Bashkuara, që lejoi një riintegrimin e Kubës në mjedisin e saj rajonal dhe në një mënyrë të përgjithshme në botë.

Në vitin 1993, pak pas rënies së Murit të Berlinit dhe zhdukjes së BRSS, Franca vendosi të votonte në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në favor të rezolutës që dënonte embargon e Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1995, Franca priti Fidel Castron. Qysh ahere, marrëdhëniet midis Francës dhe Kubës janë shpeshtuar dhe janë bërë shumë vizita në nivel ministri. Vizita e François Hollande i kushton normalitetit të marrëdhënieve midis Francës dhe Kubës në një moment kur ato mund të tronditeshin nga sulmi i furishëm në fushën ekonomike dhe kulturore, i Shteteve të Bashkuara.. Në fakt të dy presidentët – kubanez dhe amerikan – vendosën më 17 dhjetor 2014 të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, të ndërprera qysh në vitin 1962.

François Hollande dhe homologu i tij kubanez, Raul Castro, diskutuan për zhvillimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve. A do të bëhet kjo në dëm të çështjes së te drejtave të njeriut? Cila është natyra aktuale e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve? A mundet Franca të injorojë realitetin e të drejtave të njeriut në Kubë?

Unë nuk e di në se vizita e presidentit francez bëhet “në dëm” të çështjes se të drejtave të njeriut. Unë nuk kam lexuar në asnjë rast që një gjë e tillë të vijë nga presidenca e Republikës franceze. Ky është një koment i cili është bërë nga shoqata afër mjediseve disidente, nga shoqatat e të drejtave të njeriut, apo organizata opozitare me regjimin kuban.

Çështja e të drejtave dhe lirive kishte tronditur rëndë marrëdhëniet e Francës me Kolumbinë, më pas me Meksikën, gjatë mandatit të Nicolas Sarkozysë. Një përqasje e re është zbatuar nga François Hollande. Ajo synon të flitet për të drejtat e njeriut në mënyrë diskrete, kokë më kokë, dhe pa zhurmë mediatike.

Kjo metodë lejoi lirimin e një shtetase franceze e burgosur në Meksikë për një krim të zakonshëm, e cila shkaktoi pothuaj ndërprerje të marrëdhënieve ministrore midis dy vendeve. Kjo është një metodë e cila është sigurisht më pak me zhurmë dhe mediatike në krahasim me atë që ishte praktikuar më parë. Por ajo ka meritën se nuk cënon tërësinë e marrëdhënieve dypalëshe. Një kryetar shteti duhet të mbrojë sa më mirë të gjithë interesat kombëtare. François Hollande, për të ruajtur interesat kulturore dhe ekonomike të Francës në Kubë si gjetkë në botë, zgjodhi pra të mos bënte deklarata publike spektakolare mbi të drejtat e njeriut.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike, shqetësimi francez është të ruajë pozicionet e fituara nga ndërmarrjet franceze në Kubë para vërshimit të parashikuar të ndërmarrjeve amerikano-veriore. Barack Obama në fakt hapi më 17 dhjetor 2014 rrugën e një normalizimi pa kushte me Kubën. Ai vendosi në parantezë atë çka ishte kërkuar deri më sot nga Shtetet e Bashkuara, ndryshimin e regjimit, më tepër liri dhe demokraci, para se të normalizoheshin marrëdhëniet me Kubën. Presidenti amerikan ka vlerësuar se kjo politikë izolimi dhe sanksionesh nuk kishte pasur asnjë efekt dhe kishte pasur si pasojë, më tepër izolimin e Shteteve të Bashkuara në kontinentin latino-amerikan. Barack Obama ka vendosur për një strategji tjetër. Ajo do të marrë sigurisht kohë, duke pasur parasysh rezistencën e parlamentit. Por ditën kur ajo do të arrijë në maturim, është e qartë se ndërmarrjet amerikane do të vendosen shumë mirë për të marrë pjesë të tregut ndërmarrjeve franceze, evropiane, kineze, kolumbiane, meksikane apo edhe kanadeze, që për momentin janë të pranishme në Kubë, pa konkurrencë të vërtetë nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas jush, ky afrim me Kubën është një strategji më e gjerë e forcimit të pranisë franceze në Karaibet dhe në Amerikën latine?

Të gjithë i kanë drejtuar sytë tek Kuba, meqenëse është hera e parë që një president francez bën një vizitë zyrtare, por gjithashtu për arsye të një karakteri të veçantë të regjimit kubanez. Megjithatë, kjo vizitë e François Hollande është pjesë e një strategjie karaibiane, rajonale: pas Kubës, presidenti shkoi në Haiti dhe para vizitës në Kubë, ai mblodhi kryetarët e shteteve të rajonit të Martinikës, për një konferencë mbi ndryshimin klimatik dhe pasojat në ishujt e mëdhenj dhe të vegjël të Antileve. Kjo është një strategji e cila është në koherencë me diplomacinë ekonomike që ai ka zbatuar qysh prej vitit 2012. Ajo ka të bëjë me të gjithë kontinentet. Në Amerikën latine, François Hollande vizitoi Meksikën dhe Brazilin. Ministri i Punëve të Jashtme vizitoi një numër vendesh të Amerikës latine, edhe Sekretari i Shtetit i tregtisë së Jashtme si dhe ministra të tjerë. Marisol Touraine, ministre e Shëndetësisë ishte për vizitë në Kubë para mbërritjes së presidentit Hollande. Ky udhëtim është në një koherencë kontinentale. Ai synon të sigurojë një prani ekonomike dhe kulturore franceze më të fortë, me qëllim që t’i japë Francës dritare të jashtme të daljes nga kriza. Kuba paraqet një interes të dyfishtë për Francën. Njëri është ekonomik dhe tjetri është për influencë. Nuk ka asnjë dyshim që këto dy konsiderata kanë hyrë në skenarin që ka justifikuar këtë vizitë.
Interesi ekonomik shkon përtej tregut modest kubanez, që mezi përfaqëson njëmbëdhjetë milion konsumatorë. Interesi ekonomik i Kubës vjen nga situata e saj gjeografike. Ishulli është një lloj “aeroplan-mbajtëse” midis Amerikës së veriut, Amerikës së jugut dhe qendrore, përballë kanalit të Panamasë, në fazë zgjerimi. Ky pozicion strategjik e bën atë një vend të privilegjuar për të zhvilluar tregtinë detare dhe për të qenë një platformë shkëmbimi në fushën ajrore për turizmin. Një port i madh për rishpërndarjen e kontenierëve aktualisht është në ndërtim në Mariel pranë Havanës, me mbështetjen e Brazilit. Nga një pikëpamje ekonomike, Franca synon të vendoset në këto fusha pa neglizhuar disa kontrata të mëdha potenciale. Përsa i përket influencës, Kuba simbolizon rezistencën e një vendi të vogël përballë një gjiganti, Shteteve të Bashkuara.

Vëllezërit Kastro kanë një imazh pozitiv tek homologët e tyre latino-amerikanë dhe të vendeve të Karaibeve. Falë këtij imazhi, para disa muajsh Kuba drejtoi Komunitetin e shteteve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve (Celac). Krahas kësaj, Kuba aktualisht po luan një rol në kërkim të paqes në Kolumbi. T’i shkosh për vizitë kryetarit don të thotë të marrësh parasysh këtë realitet dhe influencë.

s.m./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button