Personazhe

Zhu Yuanzhang, Perandor i Kinës

Screen Shot 2015-04-26 at 18.54.22

Zhu Chongba lindi rreth vitit 1328. Perandori i parë Ming erdhi nga një familje tmerrësisht e varfër fshatare në Haozhou (tani Fengyang, në Provincën Anhui), Kinë. Vitet e tij të hershme janë të errët, megjithëse rrëfime të mëvonshme pretendojnë se ai shpesh duhej të mbijetonte duke ngrënë bar dhe lëvozhga pemësh. Nga mosha 16 vjeç, ai kishte mbetur jetim dhe i duhej të kërkonte strehë në një manastir afër Nanjingut. Ai filloi të ushtrohej për t’u bërë një murg dhe mësoi të shkruante e të lexonte, diçka që do t’i hynte shumë në punë më vonë në jetë. Por ndërsa vitet e tij në manastir do të shpërbleheshin, duhet të kishte qënë një jetë e mjerueshme dhe atij do t’i duhej të lypte për ushqim në vendbanimet aty pranë.

Kur Zhu ishte 24 vjeç, manastiri u shkatërrua nga forcat qeveritare, të cilat dyshonin se murgjit kishin lidhje me Çallmat e Kuqe, një grup rebel i influencuar nga një shoqëri e fshehtë e fuqishme e Zambakut të Bardhë të Ujit. Duke iu arratisur shkatërrimit, Zhu iu bashkua Çallmave të Kuqe vetë, duke u provuar një ushtar i aftë. Ai u ngrit përmes, rangjeve për të komanduar ushtrinë e tij. Në vitin 1356, forcat besnike të Zhu-së, i cili e kishte ndryshuar atëherë emrin në Zhu Yuangzhang, kapën qytetin e Nanjing-ut, i cili më vonë do të bëhej kryeqyteti i Dinastisë Ming. Në vitin 1363, ai çimentoi pushtetin e tij duke vrarë udhëheqësin rebel Chen Youliang në Betejën e Liqenit Poyang. Pesë vjet më vonë, forcat e tij morën kryeqytetin Yuan në atë që sot është Pekini, duke i lejuar Zhu-së të vetëshpallej perandor i Nanjing-ut, duke themeluar Dinastinë e Famshme Ming. /Bota.al

Tjetra: Perandoresha trashëgimtare e burrit, Cixi

E meparshmja: Ivaylo Lakra, Car i Bullgarëve


Leave a Reply

Back to top button