Ekonomi

Mësime nga Irlanda për Greqinë

Michael Heise

Qeveria e Greqisë, e udhëhequr nga partia e majtë Syriza, por kërkon një marrëveshje të re nga kredidhënësit e saj europianë, duke pretenduar se programi i shpëtimit i ofruar nga “trojka” (FMN, BQE dhe KE) e ka zhytur vendin në një spirale deflacioni dhe masash shtrëngimi. Por, ndërkohë që askush nuk e vë në diskutim se gjërat kanë shkuar keq në Greqi, argumenti se konsolidimi fiskal çon domosdoshmërisht në një recesion që s’ka fund, nuk mbështetet në fakte.

Screen Shot 2015-04-24 at 12.46.30

Merrni Irlandën, e cila ishte një prej shteteve të goditur më rëndë nga kriza ekonomike globale. Pasi ishte fryrë shumë në vitet e bumit që i paraprinë 2008-ës, bankat irlandeze u desh të shtrëngojnë fort rripat për shkak të humbjeve të mëdha, që erdhën kur plasi fluska e pasurive të paluajtshme. Për të shmangur një rendje shkatërrimtare të popullsisë për tërheqjen e parave nga bankat, por edhe largimin e vetë këtyre të fundit, qeveria garantoi të gjithë stokun e depozitave dhe pagesave të prapambetura.

Si rezultat, borxhi qeveritar u rrit nga 25% e GDP-së në vitin 2007, në më shumë se 120% në vitin 2013. Shtoji kësaj edhe borxhin privat, dhe irlandezët qëndrojnë mbi një mal me borxhe me vlerë sa 400% e GDP-së. Në Greqi, ku borxhi privat është shumë më i ulët, totali i borxhit arrin në afro 300% të GDP-së.

Megjithëkëtë, Irlanda siguroi qasje në tregjet e kapitalit në fillim të vitit 2013 dhe investitorët kanë shumë pak dyshime në lidhje me perspektivën e vendit. Në të vërtetë, ekonomia po rritet shpejt, papunësia është nën mesataren e eurozonës, dhe kostoja e huamarrjes për qeverinë është 1 përqind më pak se sa ajo e Thesarit të SHBA.

Irlanda ka vërtetuar se edhe në një krizë të rëndë, konsolidimi i patundur dhe reformat mund të stabilizojnë me shpejtësi ekonominë dhe përgatisin terrenin për një rikthim tek rritja ekonomike. Në kulmin e krizës, qeveria e Irlandës uli pagat dhe pensionet e sektorit publik, rriti moshën e pensionit (do të jetë 68 vjeç deri në vitin 2028), shkurtoi pagesat sociale dhe rriti taksën mbi vlerën e shtuar.

Sigurisht, ka dallime të rëndësishëm mes Irlandës dhe Greqisë. Masat e shtrëngimit dihej që do ta dëmtonin ekonominë e ngurtë të Greqisë – një prej ekonomive më pak fleksibël të Europës – shumë më tepër se sa atë të Irlandës, ku tregjet fleksibël të punës dhe produkteve lejuan që, humbjet në shifra të mëdha të vendeve të punës në sektorët e strehimit, ndërtimit dhe bankarë, të kompensoheshin gradualisht prej krijimit të vendeve të punës në sektorë të tjerë. Ekonomia irlandeze përfitoi shumë edhe prej peshës së madhe që kanë eksportet, si dhe lidhjet e ngushta me ekonomitë relativisht lulëzuese të Mbretërisë së Bashkuar dhe të SHBA. 

Por, nga rasti i Irlandës, mund të nxirren gjithësesi mësime të rëndësishëm për Greqinë – duke filluar nga nevoja për të rifituar besimin e tregjeve financiarë. Fokusimi i patundur në rivënien rregull në financat publike dhe pastrimin e sektorit bankar i mundësoi Irlandës që të dalë nga programi i shpëtimit 67.5 miliardë Eurosh, ashtu si ishte planifikuar, në fundin e vitit 2013.

Po kështu, norma e interesit për bonot qeveritare irlandeze, që arriti kulmin në pothuajse 15% në mesin e vitit 2011, tashmë ka zbritur në një nivel rekord, më pak se 1%. Ndonëse programi i blerjes në shkallë të gjerë të bonove nga Banka Qendrore Europiane ndihmoi për uljen e këtyre normave, suksesi i qeverisë irlandeze në rikthimin tek tregjet e kapitalit pa një rrjetë sigurie të një linje kredie parandaluese nga ana e kredidhënësve të saj ndërkombëtarë – një shembull që më vonë e ndoqi Portugalia – nuk duhet injoruar.

Pasi u rikthye besimi i investitorëve, nisi një rreth vicioz. Për shembull, Irlanda ishte në gjendje të shlyente 12.5 miliardë Eurot që i kishte borxh FMN-së, sapo e kishte të mundur që të rifinancohej më lirë në tregje, gjë që e ndihmonte ta reduktonte edhe më tej faturën e normave të interesit.

Dhe për Irlandën, besimi dhe rritja ekonomike kanë ecur krah për krah. Pasi ishte tkurrur me pothuajse 6% në vitin 2009, në vitin 2011 ekonomia irlandeze po ecte më mirë se sa vendet e tjerë që kishin përftuar paketa shpëtimi. Vitin që kaloi, Irlanda shënoi një rritje ekonomike rekord prej 4.8% – më e larta në eurozonë. Dhe ajo ëtet të rritet me 3% këtë vit, sa dyfishi i mesatares së eurozonës.

Rritja ekonomike është nxitur prej një shumëllojshmërie faktorësh. Frenimi i rritjes së pagave dhe produktiviteti kanë përmirësuar konkurueshmërinë, duke fuqizuar kështu eksportet. Dhe tani që ulja e çmimeve të naftës si dhe një rritje me 5% e papunësisë po forcojnë konsumin, rimëkëmbja po shtrihet edhe në sektorë të tjerë.

Shkurt, besueshmëria që Irlanda fitoi përmes një politike fiskale të palëkundur dhe reformave ndihmoi për rikthimin e besimit, duke lehtësuar kështu një rikthim tek rritja ekonomike, e si pasojë edhe konsolidimi fiskal. Sigurisht, qasja fiskale në një shtet nuk mund të imitohet gjetkë. Por sjellja që “gjithçka mund të bëhet” që adoptoi Irlanda, si dhe vendosmëria e saj, mund të shërbejë si frymëzim për Greqinë dhe vende të tjerë të eurozonës që ende vuajnë pasojat e krizës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – Ireland’s Lessons for Greece

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button