Enciklopedike

Çfarë ishte “Flamuri i gjakut”?

Screen Shot 2015-04-07 at 19.01.28Ishte njëri nga objektet më të respektuara të historisë naziste, një relike e vërtetë. Kishte të bënte në fakt me një flamur me kryqin gjerman që përdorej gjatë dështimit të puçit të Mynihut, në vitin 1923 e që ishte me njollën e gjakut të njërit prej njerëzve që mbështetën Hitlerin në tentativën e grushtit të shtetit. Kur Hitleri doli nga burgu, vendosi flamurin mbi një shkop të ri e filloi ta nderonte si një objekt të shenjtë, duke e marrë me vete në ceremoni të shumta e duke e përdorur për të “bekuar” përmes prekjes së tij, flamujt e rinjë nazistë. Kur nuk përdorej, mbahej në selinë e Partisë Naziste në Mynih i ruajtur nga një roje nderi e SS-ve. U pa për herë të fundit në tetor 1944-ës, gjatë një ceremonie.

Leave a Reply

Back to top button