Analiza

GJEOPOLITIKE / India dhe oqeani “i saj”

Nga Pierre Memhel

Studjues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike

Screen Shot 2015-04-02 at 09.45.06

Mund të duket e qartë, por oqeani indian është “oborri i pasëm”, madje “thellësisht strategjik” i Indisë. Por India nuk është “zonja” e këtij vazhdimi natyror të interesave të saj ekonomike dhe strategjike. Në fakt, megjithë marrëdhëniet historike dhe një diasporë të fortë në të gjithë perimetrin e oqeanit, India kontrollon realisht vetëm ishujt Andaman dhe Nicobar në daljen shumë strategjike të ngushticës së Malaccas. Franca, Shtetet e Bashkuara, Anglia, Australia e janë të pranishme ushtarakisht. Maldivet, Sejshellet, Madagaskari dhe Indonezia nuk kanë kapacitete të rëndësishme në fushën detare. Pirateria në perëndim të oqeanit ka prirjen ta rrisë vështirësinë për vendet afrikane, për të zotëruar ujrat e tyre. Në këtë kontekst, Kina ka strategjinë e saj të quajtur “gjerdani i perlave”, që synon të vendosë marinën e saj jo vetëm në Azinë e jug lindjes, por edhe në oqeanin Indian.

Kina ka krijuar kështu baza detare në Birmani (Sittwe), në Bengladesh (Chittagong), në Sri Lanka (Hambantota) dhe në Pakistan (Gwadar). Këto vende kufitare janë në konflikt me Indinë. Anije dhe nëndetëse kineze ndalojnë në këto objekte të financuar nga Kina, si dhe në portin e Gwadarit, që është i lidhur drejtpërdrejtë me hekurudhë . Përballë kësaj pranie, e perceptuar si një kërcënim i drejtëpërdrejt i ujrave dhe territorit të saj, India kërkon të modernizojë anijet e saj ekzistuese dhe të ndërtojë të reja. Ajo po forcon kapacitetet e saj të kontrollit, duke vendosur radarë të rinj bregdetarë, jo vetëm në Indi, por gjithashtu në Sejshell, Maldive, Moris dhe në Sri Lanka. Vendet e “Rajonit të Oqeanit Indian” janë në qendër të lojës politike dhe ushtarake të shumë shteteve, dhe të bllokuara midis dy fuqive të mëdha rajonale, që janë India dhe Kina.

Kryeministri Narendra Modi vizitoi Sejshellet, Morisin dhe Sri Lankën në mes të muajit mars për të forcuar lidhjet me këtë “të huaj të afërt”, e cila ishte një vizitë e parë në Sri Lanka qysh prej vitit 1987. Objekti i këtyre vizitave ishte qartazi për të penguar ndikimin e Kinës dhe projektit të saj të “rrugës detare të mëndafshit”, duke firmosur marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë dhe ushtarake, mbi fondet e shkëmbimeve ekonomike. Marrëdhëniet me Sri Lankën janë të përziera midis afërsive gjeo-demografike dhe luftës së armatosur kundër Tigrave Tamul.

Përveç radarëve të vendosur në Sejshell, ushtria indiane ka formuar forca të mbrojtjes të arqipelagut, nëpërmjet programit “Indian Technical & Economic Cooperation Programme (ITEC)”, dhe marina indiane i shiti asaj dy anije (INS Tarasa në vitin 2014 dhe PS Topaz në vitin 2006).

Sigurisht, India kërkon më larg se fqinjët e saj për t’u përpjekur për të penguar Kinën. Kina mbështetet tek Pakistani, ndërsa India ka vendosur të mbështetet tek Irani në perëndim. Përtej çështjes detare, India blen naftë në Iran, duke sfiduar sanksionet në vend. Të dy vendet kanë të përbashkët interesin e të ardhmes së Afganistanit, apo luftën kundër Shtetit islamik. Duke qenë se Irani kontrollon hyrjen e Gjirit Persik, India financon në Shabahar, në bregun oqeanik, zhvillimin e një porti që lidhet me Afganistanin nëpërmjet një autostrade.

Në lindje të oqeanit, India forcon marrëdhëniet e saj me Indonezinë dhe Malajzinë, vend që është më mysliman, por gjithashtu Filipinet dhe Vietnamin në detin e Kinës së Jugut. Në se gjithnjë bëhet fjalë për marrëdhënie ekonomike apo ushtarake, ndikimi i Kinës dhe pretendimet e saj territoriale në rritje janë motorri i kësaj ripërtëritje diplomatike indiane.

Gjithnjë e më në lindje, India i afrohet qartazi Koresë së Jugut dhe Japonisë. Ndërmarrjet koreane investojnë gjithnjë e më tepër në Indi, në kuadër të strategjisë së “Make in India”. Për këtë, ministri mbrojtjes indian, Manohar Parrikar, shkoi për vizitë në Korenë e Jugut në mes të muajit mars, për të takuar industrialistët vendas, të interesuar për të prodhuar sëbashku në Indi armatime për forcat detare indiane.

Kjo vizitë kishte qëllim për të përgatitur atë të kryeministrit indian në muajin maj, i cili do të shkojë ndërkohë për të dytën herë në Japoni pas zgjedhjes së tij. Këto dy vënde ndajnë shqetësimin e shtrirjes detare të Kinës dhe diskutojnë në këtë moment prodhimin e përbashkët të avionëve të mbikqyrjes detare, US2 të ndërtuar nga grupi japonez ShinMaywa.

Shtetet e Bashkuara kanë një prani të fortë detare në rajon, me flotën e pestë të stacionuar në Bahrein, flotën e gjashtë dhe të shtatë që ndajnë përgjegjësinë e oqeanit, si dhe bazën detare të Diego Garcia.

Franca nga ana e saj mban një prani të fortë, me bazat e saj në Xhibuti, për të mbuluar territoret e saj në zonën e oqeanit.

Kjo prani, si ushtarake ashtu dhe territoriale, bazohet në një kooperim në shumë fusha dhe interesa të përbashkëta: “Franca duhet të çojë përpara strategjinë e saj në oqeanin indian, duke vënë përpara Indinë, në kuadrin e kooperimit dypalësh dhe duke e integruar atë me parteritetet e tjera të zhvillimit në rajon”.

Pavarësisht disa pasigurive, marinat indiane dhe franceze do të bëjnë përsëri një stërvitje të përbashkët, Varuna, me pjesëmarrjen e grupit aeronaval të aeroplan-mbajtëses “Charles de Gaulle” dhe avionëve “Rafale”.

India kërkon të forcojë kapacitetet e saj detare, duke u mbështetur në një diplomaci sigurie dhe ekonomike aktive, në zonën e saj natyrore të influencës. Ajo synon zhvillimin e industrisë së saj, si dhe të ndërtojë partneritete strategjike përtej dhe oqeanit. Kooperimi franko-indian në industritë e mbrojtjes do të mund të krijojë oportunitete të reja.

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button