Analiza

Demokracia më “e madhe” e botës?

Screen Shot 2015-03-27 at 1.50.42 PM

Laura Secorun Palet

Po të pyesni një zviceran se kush është presidenti i tij, me shumë gjasa nuk do të mund të ta thotë. Dhe jo sepse zviceranët janë politikisht apatikë, apo të informuar. Në Zvicër, qytetarët nuk votojnë për presidentin e tyre.

Zvicra ka një lloj të vecantë të demokracisë së drejtpërdrejtë. Në këtë vend të vogël alpin, qytetarët zgjedhin një parlament cdo katër vjet, dhe parlamenti zgjedh një grup prej shtatë këshilltarësh nga parti të ndryshme. Ata janë krerët e shtetit. Presidenca (një rol kryesisht simbolik) kalon me rotacion përreth këtyre anëtarëve cdo vit. Por, guri i themelit i demokracisë zvicerane është përdorimi i rregullt i referendumeve, ku qytetarët votojnë për gjithcka, që nga qendrat e reja sportive në qytetin e tyre, deri tek politikat që vendi ndjek për imigrimin. Eshtë një ide goxha fuqizuese sepse, sic shpjegon Michael Bechtel, profesor i shkencave politike në Universitetin e St. Gallenit, në një demokraci të drejtpërdrejtë “ka një stimul më të madh për elitat politike që të marrin parasysh preferencat e qytetarëve kur bëjnë zgjedhjet e tyre”. Mund të tingëllojë si “ilaci cudibërës” për të gjithë ata tipat e “Occupy Wall Street”, por në të vërtetë ky është një sistem kompleks që ka avantazhe dhe disavantazhe. Referendumet u japin njerëzve hapësirë manovrimi politikisht përgjatë gjithë vitit. Ata lejojnë gjithashtu shtimin e nuancave të pikëpamjeve politike. Një

person mund të jetë edhe pro mjedisit, edhe kundër martesave mes homoseksualëve. Dhe votimi është i kollajtë; pa patur një nevojë për t’u rregjistruar, cdo qytetar merr një fletëvotimi për cdo votë, e cila mund të kthehet përmes postës. Pjesëmarrja në votime varion në varësi të cështjes, por ajo është mesatarisht 46%.

Dhe vendimet nuk janë përfundimtarë: Nëse një ligj është miratuar tashmë, njerëzit mund të shfuqizojnë sërish nëpërmjet mbledhjes së 50 mijë firmave, brenda 100 ditëve. Më pas, ligji do të duhet të votohet nga publiku. E nëse kjo nuk mjafton, qytetarët zviceranë mund të sugjerojnë ligjet e tyre përmes “nismës popullore”. Nëse 100 mijë vetë kërkojnë një ndryshim në kushtetutë, Parlamenti është i detyruar ta diskutojë dhe t’ia nënshtrojë propozimin një votimi popullor.

Sigurisht, ka edhe gracka. Votimet popullore mund të cojnë nën jë tirani të shumicës, duke e bërë të lehtë diskriminimin e grupeve të vegjël. Në vitin 2009, u miratua një ligj me 57% të votave, në favor të ndalimit të ndërtimit të minareve, edhe pse qeveria e kundërshtoi fort këtë propozim. Ky sistem ngadalëson gjithashtu procesin ligjvënës dhe e vështirëson miratimin dhe përshtatjen e rregullave ndërkombëtarë, si për shembull ata të Bashkimit Europian.

A mund të përfitojnë shtetet e tjerë nga demokracia e drejtpërdrejtë? Ndoshta, por parakushtet janë shumë të fortë. Përvec një elektorati të mirëarsimuar me të drejta themelore të padiskutueshme, duhet që edhe të jenë në gjendje të shohin përtej linjave partiake. “Në fund të fundit, gjithcka varet se sa shumë u beson

bashkatdhetarëve të tu”, thotë Klaus Dingwerth, politolog dhe anëtar i “Global Public Policy Institute”
E sigurtë është që zviceranët i besojnë njëri-tjetrit. E përse jo? Ky sistem ka funksionuar më së miri për ta, që nga viti 1848. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button