Analiza

Hilari duket e lodhur, jo e uritur

Screen Shot 2015-03-20 at 8.27.11 PM

Ndoshta nuk jemi të mbërthyer në “Truallin e Skandalit”. Për një farë kohe, unë kam supozuar se Hilari Klinton do të kandidojë, për të marrë mbështetjen e partisë së saj, dhe se do të ishte një kandidate e frikshme në presidencialet e vitit 2016. Por pas konferencës së saj të fundit për mediat, nuk jam më dhe aq e sigurtë.

A dukej ajo një luftëtare e lumtur dhe e uritur për fitore? Zonja Klinton s’mundi të vendosë kontakte me sy me gazetarët që e pyesnin, dhe kur e bëri këtë, nuk mundi të përqëndrohej gjatë. Ajo shihte shpesh në tavan, e më pas poshtë tek shënimet e saj, duke u përpjekur, dhe kjo dukej shumë qartë, të lexonte apo kujtonte argumentat e përgatur më parë. Pra Hilari ishte bishtnuese. Madje as nuk të mbushte as me gëzim, apo mirëbesim të rremë. Prej 7 vjetësh, ajo po përgatitet për këtë garë. Kjo vërehet fare lehtë.

Pretendimet e saj – ajo e shpjegoi ekzistencën e një adrese private, gjatë kohës që punonte në Departamentin Amerikan të Shtetit me “komoditetin” që i ofronte – ishin aq transparente, por po aq të papranuara. Pak minuta më vonë, gazetarët po postonin deklaratat e mëparshme, në të cilat ajo kish thënë se përdorte dy pajisje, dhe lajmin e “Wall Street Journal”, që thoshte se Bill Klintoni ka dërguar vetëm dy e-maile gjatë gjithë jetës e tij. Ky nuk është një mashtrim i një klasi të lartë dhe as një dredhi për t’u respektuar. Qëndrime të tilla nuk të bëjnë të heqësh kapelen, në një gjest hipokrizie.

E gjitha kjo nuk ishte punë e ekipit të një politikaneje kombëtare të nivelit të lartë. Ishte thjesht një hedhje e përbashkët në rrëmujë e atyre që e dinë se janë fajtorë për veprimet e veta, të cilët nuk e besojnë as vetë atë çfarë janë duke thënë, dhe që për më tepër nuk mendojnë se shtypi do ta gëlltisë atë, e të cilët nuk duket se u bëhet vonë për këtë gjë. Hilaria nuk duket e uritur për betejë, ajo dukej e lodhur nga beteja.

Gjithkush e di se çfarë del nga skanimi i gjithë situatës. Ajo nuk donte gjurmë të vendimeve dhe veprimeve të saj, si Sekretare Amerikane e Shtetit.

Nuk ka dashur asnjëherë të merret në pyetje rreth tyre. Pra, ajo nuk iu bashkua sistemit qeveritar të korrespondencës në Departamentin e Shtetit, i cili ruan dhe arkivon të dhënat. Hilari e ndërtoi sistemin e saj privat dhe kur u largua nga detyra e mori atë me vete, për të mbajtur kontrollin e plotë të çdo gjëje që ajo ka bërë, çdo vendi ku ka shkuar. Ajo pa dyshim hamendësoi se askush nga jashtë nuk do ta pyeste dhe askush nga brenda nuk do të këmbëngulte: Ajo është Hilari, mos u ngatërroni me të!

Ajo e dinte se historia mund të fryhej, dhe kundërshtarët do të përfitonin nga kjo mungesë transparence. Nëse ajo që ka bërë doli në publik, Hilari duhet të merrej më pas me të. Kur javën e kaluar iu kërkua me forcë të dorëzonte komunikimet, ajo u përgjigj: serveri do të mbetet privat.

Është diçka e jashtëligjshme? Sigurisht. Kemi të bëjmë me dokumenta të SHBA, të cilët ajo i fshehu dhe i shkatërroi. Shtypi nuk po e mbështet, ndërsa pyetje të vështira ngrihen përditë e më tepër, sepse të gjithë e dinë se çfarë është kjo histori. Ajo flet shumë se cila është Hilari dhe se si do të qeverisë

në rast fitoreje vitin e ardhshëm. Gjithkush e di këtë. Edhe ajo vetë.
Në konferencën për shtyp, ajo dukej si një figurë e shekullit të XX-të, në një botë të shekullit të XXI-të. Kritikët e saj ankohen se po kthehen vitet ‘90, por ky nuk është rasti, është vetëm ana e errët e viteve ’90, pa paqen dhe prosperitetin e epokës. Thuhet se zonja Klinton po përgatitet të shpallë kandidaturën e saj për presidente. Por a është konferenca e shtypit mënyra më e mirë për ta bërë këtë? Në daljen e fundit për mediat, asaj i mungonte çfarëdolloj atmosfere besimi, apo sigurie. Ndoshta ajo nuk e do këtë. Ndoshta kjo është thjesht është pasojë e paaftësisë së saj.

Këtu unë do të spekuloj disi, por imagjinoni se në këtë moment jeni Hilari Klinton: Nëna e saj, pika mbështetëse gjatë gjithë jetës, vdiq në vitin 2011. Vitet e fundit ajo ka pasur probleme shëndetësore. Është e lodhur, pasi ka punuar në nivelet më të larta të jetës publike amerikane 25 vitet e fundit. Ajo gjendet në mes të një skandali dhe duke qenë Hilari, e di se të tjerët mund ta parakalojnë gjatë rrugës.

Ndoshta ajo çfarë ka ndodhur me të, lidhet pjesërisht edhe me shtëpinë e dhuruar nga

megadonatorët e saj në Manhatan. Hilari ka jetuar në suita dhe apartamente të mëdha në Park Avenue, që prej vitit 1992. Ajo ka vizituar shpesh shtëpi të tilla, është takuar me pronarët e tyre. Ka parë cfarë ata kishin. Bukuri. Lehtësi. Art i veçantë, lloj modern, por nga ai lloj i shëmtuar, i cili u kujton shpesh pronarëve që i kanë se, vetëm pse janë të pasur, s‘do të thotë aspak se nuk e kuptojnë se jeta është e vështirë, e dhimbshme, jokoherente. Por çfarë jete që kanë ata! Hijeshi, rehati, dhe nuk u duhet të shqetësohen për shtypin, nuk u duhet të ndihen gjithë kohës në arrati. Dhe Hilari i ka patur qejf këto gjëra! Por më pas ajo kaloi në “shërbimin publik”, dhe duhej të jetonte me një pagë normale, të themi të përafërt me atë të Guvernatorit të Egjiptit. Ajo donte atë që ata kishin. Ata janë miqtë e saj, jo më shumë të talentuar sesa ajo. Por kur ata shkuan në Wall Street dhe u ngatërruan në zallamahinë e financave, ajo qëndroi në korsinë e saj. U përhumb tek niveli ekonomik i krijuar nga burri i saj president. Ajo ka kauzat e saj, të drejtat e grave, pabarazia e të ardhurave, dhe madje mund t’i cojë ato përpara në mënyra të tjera.

Ndoshta ajo është në mëdyshje mbi atë që dëshiron. Por nuk është më realisht e uritur. Të sjell në

mendje ligjin e inercisë së Isak Njutonit: Objektet në lëvizje kanë tendencë për të qëndruar në lëvizje. Ndoshta ajo mendon për një tjetër linjë pune, një akt të katërt. Asaj i pëlqen të shërbehet, të admirohet, të ketë përkujdesje nga stafi. Por ju nuk mund t’i merrni këto gjëra, pa qenë president. Nëse ju jeni të pasur, dhe ajo është tani e pasur – ju mund t’i kuptoni lehtësisht këto gjëra.

Ndoshta ajo nuk dëshiron të kandidojë. Ndoshta nuk është e sigurt se mundet. Apo ndoshta do të luajë shanset e veta: Është ëndrra e saj e jetës. Mbase demokratët, të cilët e panë në atë konferencë shtypi, do të rrokin ndonjë kuptim. Ekziston miti i karriges bosh, por ai nuk do të jetë bosh nëse Hilari e lë atë. Ky është një tjetër ligj i fizikës: natyra e urren zbrazëtinë. Ne të gjithë flasim kaq shumë për presidencën, dhe cili ka shanset më të mira. Ndoshta nuk është Hilari. Ndoshta për të çdo gjë ka marrë fund, dhe askush nuk e di ende, madje as vetë zonja Klinton./The Wall Street Journal/ a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button