Analiza

Ja se si rekrutuesit e ISIS-it shënjestrojnë emigrantët në SHBA

Nga Simon Hankinson

“Fiscal Times”

Screen Shot 2015-03-16 at 20.43.40

Në atë që po fillon të duket si një rrjedhë e ngadaltë por e vazhdueshme e “luftarëve të huaj”, 6 banorë të SHBA-së, me origjinë boshnjake, u arrestuan në fillim të shkurt me akuzën e komplotit dhe mbështetje materiale ndaj terroristëve islamikë. Për t’i dërguar Al-Kaidës, degës së saj në Siri, Frontit Al-Nusra, dhe ISIS-it disa mijëra dollarë, dhe disa harduerë, që çdo amerikan mund t’i ketë në garazhin e tij, të akuzuarit rrezikojnë deri në 15 vite në burg për secilën nga pikat e aktakuzës, dhe gjoba deri në 250 mijë dollarë. Dy prej tyre, u akuzuan edhe se kishin planifikuar kryejen e disa vrasjeve, për të cilat dënimi maksimal është ekzekutimi.

Ndërsa disa vetëm japin mbështetje materiale për grupet terroriste, të tjerët të luftojnë krah tyre. Një sulm ndaj një ndërtese qeveritare në Somali në vitin 2008, ishte e para nga të paktën 3 atentate kamikaze, të kryera nga qytetarë amerikanë me origjinë somaleze. Prej atëherë, vlerësohet se janë mbi 40 somalezo-amerikanët, që kanë shkuar të luftojnë me aleatët e Al-Kaedës, Al-Shabab në atdheun e tyre stërgjyshor.

Disa javë më parë, Liban Haxhi Muhamed, një burrë i lindur në Somali dhe i rritur në Virxhinian veriore, iu shtua listës së më të kërkuarve të FBI-së, me akuzën e të qenit një rekrutues luftëtarësh për organizatën terroriste Al-Shabab. Në datën 3 mars, zyrtarët amerikanë raportuan se ai ndodhej në paraburgim nga qeveria e Somalisë, ndërsa janë bërë disa përpjekje për ta sjellë atë në SHBA, për t’u përballur me akuzat.

Në 25 shkurt, dy banorë të tjerë të SHBA-së, një qytetar nga Uzbekistani dhe tjetri nga Kazakistani, u arrestuan në Nju Jork, nën akuzën e sigurimit të mbështetjes materiale për ISIS-in. Një tjetër qytetar uzbek, u arrestua në Florida, si pjesë e këtij rrjeti.

Gjithnjë e më tepër, rekrutët kërkojnë terroristë, dhe jo ndonjë tjetër profil. Që nga viti 2001, Interneti e ka bërë shumë të lehtë rënien në kontakt me ekstremistët, ndërsa rekrutuesit kanë përpunuar teknikat e tyre. Në 4 tetor 2014, Muhamed Hamzan Kan, një 19-vjeçar pakistanezo-amerikan, u kap teksa po përpiqej të largohej nga Çikago me motrën e tij më të re dhe vëllain, për të shkuar dhe luftuar në krah të ISIS-it në Siri.

Në 22 tetor 2014, tre adoleshentë amerikanë (motrat somalizo-amerikane dhe miku i tyre sudanezo-amerikan) nga Denveri, u arrestuan në Gjermani, ndërsa ishin rrugës për të shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it. E përbashkëta e rasteve të Çikagos dhe Denverit, ishte se pavarësisht se familjet e tyre i kishin lënë pa mbikëqyrje vetëm për pak kohë, adoleshentët ia kishin dalë të komunikonin përmes mediave sociale të panjohura për prindërit e tyre, dhe që nuk mund të kenë dëgjuar kurrë për aplikacione si Apps, AskFM, YiYak , Kik, apo edhe përmes Tuiterit, përmes së cilit ISIS-it komunikonte me fëmijet e tyre.

Një raport nga Radioja Publike Kombëtare, pohoi se ISIS-i kishte caktuar një rekrutues që fliste anglisht, për të punuar me adoleshentët e Denverit, në një lloj shërbimi si portier, duke i ndihmuar ata me organizimin e udhëtimit, dhe duke u thënë atyre sesi t’u përgjigjen pyetjeve të zyrtarëve në pikat e kontrollit.

Drejtori i FBI-së, ka deklaruar se ISIS-i përdor 23 gjuhë, në kominikimet e tij online. Vitin e kaluar, rreth 15 të rinj amerikanë, u ndaluan në përpjekje për të shkuar në Siri dhe iu bashkuar ISIS-it. Disa ishin të destinuar për të luftuar; të tjerët, si për shembull vajzat e Denverit dhe 3 adoleshentët britanikë, të cilët mesa duket u larguan për në Siri në 17 shkurt, ndoshta thjesht shpresonin të jetonin idealin e “Shteti Islamik”.

Deri më tani, vetëm rreth 150 amerikanë, kanë shkuar në fakt në Siri dhe Irak. Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit dhe Dhunën Politike, 450 kanë shkuar atje nga Belgjika dhe mbi 1.200 nga Franca. Edhe nëse numrat mund të duken relativisht të vegjël, shqetësimi është se disa prej tyre do të rrikthehen në shtëpi, dhe kryejnë akte dhune të frymëzuar nga xhihadi. Prandaj, një çështje e rëndësishme, është se cila mund të jetë mënyra me e mirë për riintegrimin e tyre, në mënyrë të mos ndërmarrin akte të tilla.

Një qasje, ka qenë arrestimi dhe ndjekja penale e “luftëtarëve të huaj”, fill pas kthimit të tyre, si në Francë, Belgjikë dhe Holandë, apo edhe bllokimi i kthimit të tyre, sikurse propozohet në një ligj britanik. Sipas një ligji, që kriminalizon inkurajimin e të tjerëve për të përkrahur terrorizmin, një nënë në Britani u burgos për 5 vjet, dhjetorin e shkuar, pasi u shpall fajtore se u kishte bërë thirrje të tjerëve, përmes postimeve në rrjetin social Facebook, për të shkuar dhe luftuar për xhihadin.

Një qasje alternative, ka të bëjë me përpjekjet në komunitet, për riintegrimin e të kthyerve. Qyteti danez i Aarhusit, po zbaton një program për të trajtuar të sapokthyerit nga Siria, me psikologë të cilët ofrojnë këshillim, në një përpjekje për të kanalizuar energjitë e tyre në një drejtim që i bindet ligjit.

Ky është në thelb e njëjti rebus politik, me të cilin përballet shoqëria me rehabilitimin e kriminelëve në përgjithësi:nëse sillesh me ta tepër butë, nuk ka asnjë pengesë për të tjerët;shumë i ashpër, dhe ju rrezikoni të dërgoni të rinjtë nëpër burgje, ku pikëpamjet e tyre do të bëhen edhe më ekstreme, ose ku do të marrin sjelljen më të keqe të mundshme.

Amedi Kulibali, i cili mori disa persona peng në një supermarket hebre në Paris, në janarin e këtij viti, në bashkëpunim me sulmuesit ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, është mbajtur më parë në një burg famëkeq, për kushtet e vështira dhe radikalizmin. Sipas raporteve të mediave franceze, ai komunikoi me njeriun në qelinë ngjitur, Xhamel Begal, i cili ishte në burg për planfikimin e një sulmi ndaj ambasadës amerikane në Paris, dhe u përshkrua nga një ekspert francez, si një nga rekrutuesit kryesorë evropiane të Al-Kaedës.

Të shënjestrosh rekrutët amerikane, është një shtysë e madhe për ISIS-in ose Al-Shababin. Tek e fundit, ky është një grusht shteti i marrëdhënieve publike. Në rastin më të mirë, ata fitojnë anëtarë të rinj, që flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, dhe që e përdorin atë për propagandë, qasjen në SHBA dhe vendet të tjera ku amerikanët udhëtojnë pa viza, dhe njohuri specifike për pjesë të ndryshme të SHBA-së.

Ndërsa tregimet mbi amerikanët që largohen për t’u bashkuar me Al-Shababin dhe ISIS-in, bëjnë lajm në faqet e para, tregimet më të përzemërta si ajo e Ali Abdullahi Anshurit, nuk dalin dhe aq në pah. Anshuri, e braktisi kaosin e Somalisë, në fillim të viteve ’90, duke arritur të integrohet me sukses në Minesota, ku jetojnë shumë emigrantë somalezë.

Si inxhinier, së fundmi pati vendosur të lërë punën dhe shkojë sërish në Mogadishon kaotike, për të ndihmuar qeverinë atje në sfidën vigane të riparimit të infrastrukturës së qytetit, pas më shumë se dy dekada të lufte dhe neglizhence. Pasi humbi një brez të profesionistëve të shkolluar, Somalia kërkon gjithçka që ajo mund të marrë.

Nëntorin e kaluar, Anshur u vra nga militantët e Al-Shabab, për të cilët puna jetike e Anshurit, për riparimin e infrastrukturës së Mogadishos ka më pak rëndësi, sesa përkatësia e tij me qeverinë, çka u pa një arsye e mjaftueshme, për ta hequr qafe.

Ne duhet të jemi të lumtur, se përveç asimilimit të suksesshëm të shumicës së emigrantëve, nga të gjitha vendet e origjinës, disa me prejardhje shumë traumatike, SHBA “prodhon: gjithashtu burra si Anshuri. Ai kishte aftësi t’i ofrohej një vendi, që realisht ka nevojë për ndihmë, dhe e bëri këtë në mënyrë të guximshme. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë, për ata që dalin vullnetarë për ISIS-in dhe Al-Shababin.

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button