Bota

Në Süddeutsche Zeitung, rrëfimet e frikshëm të të penduarve të ISIS

Screen Shot 2015-02-08 at 11.27.20

Në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung mund të lexohen rrëfimet e frikshëm të xhihadistëve të rikthyer në Gjermani pas një kohe të gjatë të kaluar në radhët e ISIS në Siri dhe Irak. Një e pesta e afro 200 gjermanëve të riatdhesuar tani po bashkëpunojnë me shërbimin e fshehtë gjerman: klima e frikës dhe dyshimi i veprimeve mizorë të militantëve xhihadistë u ka hapur sytë.
Njëri prej dëshmitarëve ka rrëfyer se ishte mbyllur në një qeli me një kufomë të cilës i ishte prerë koka, sepse kishte refuzuar të jepte pasaportën. Kush dyshohej për spiunazh torturohej, më pas vritej me automatik dhe i pritej koka. Një prej xhihadistëve të pentuar ka rrëfyer për një të ardhur rishtaz që ishte ekzekutuar sepse kishte fshehur celularin. Shumë prej të ardhurve në ISIS u nënshtrohen provave brutale të kurajës, si të vrasin njerëz të pafajshëm vetëm për të demonstruar se janë gati të zbatojnë cfarëdolloj urdhëri.

Leave a Reply

Back to top button