Enciklopedike

Kili, gruaja shembet përdhe e shtyrë nga një fantazmë. Shtangen të pranishmit (Video)

fantaNjë grua në Kili mendohet që të ketë pësuar një sulm nga një fantazmë: gjithë skena e kësaj ngjarjeje të mbinatyrshme është filmuar nga një kamerë e sigurisë. Ka qenë një goditje e fortë për Cecilia Carrascon, një grua 34-vjecare që është shembur dhunshëm përtokë nga një takim i afërt me një entitet tjetër; gjithcka ka ndodhur përpara recepsionit të zyrës së avokatit të saj. Sic vihet re edhe nga pamjet e filmimit të shpërndarë nga Daily Mail, gruaja është shtyrë me forcë, aq sa ka rënë dhunshëm mbi dysheme, ndërkohë që të gjithë të pranishmit kanë mbetur të shtangur
E transportuar menjëherë në spital Carrascos i është dashur të qëndrojë nën vëzhgim për tre ditë me radhë për shkak të dëmeve që ka pësuar nga rrëzimi i pashpjegueshëm, që sipas mjekëve është shkaktuar pikërisht nga një shtytje, ndonëse goditja e ësuar në kokë mund të ketë shkaktuar një gjendje konfuzioni. Pasi ka marrë veten nga aksidenti, gruaja menjëherë ka kërkuar të vihet në kontakt me të pranishmit që në atë moment ndodheshin në holl, në përpjekje për t’i dhënë një shpjegim asaj që i ndodhi. Ndonëse nuk i besonte ekzistencës së fantazmave, asaj i është dashur të ribesojë: vetë recepsionisti, duke i treguar filmimin, i ka treguar se nuk ka qenë askush para saj në momentin e rrëzimit duke hedhur poshtë hipotezën që dikush është larguar me vrap pasi e ka shtyrë. Për momentin, askush nuk di të shpjegojë atë që ka ndodhur, duke qenë se pronarët e ndërtesës nuk kanë lejuar të kryhen investigime nga ana e parapsikologëve dhe specialistëve të okultes.

Leave a Reply

Back to top button