“Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”

Bota.al, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, është duke implementuar projektin: “Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”, në kuadrin e “Programit të Promovimit të Tranzicionit”, të Republikes Çeke.

Projekti konsiston në një seri intervistash, esesh, reflektimesh mbi tranzicionin e Shqipërisë pas rënies së komunizmit. Ky Projekt, shkrimet e të cilit do të publikohen në portalin www.bota.al, përkon edhe me aktivitetet e shumta që do të zhvillohen kete vit  në kuadrin e 30-vjetorit te renies së Murit të Berlinit.

Kjo seri artikujsh, intervistash dhe esesh synon të kontribuojë në analizën dhe reflektimin e shoqërisë sonë, mbi arritjet dhe dështimet e tranzicionit post-komunist në Shqipëri dhe në sfidat që kemi përpara në rrugen e integrimit europian.


Tranzicioni i vështirë i Shqipërisë, nga ekonomia e centralizuar, drejt ekonomisë së tregut. Analiza e Prof. Adrian Civicit


INTERVISTA / Tre dekada pas rënies së Murit: Reflektimi i Presidentit Moisiu për Shqipërinë e tranzicionit

Me këtë intervistë të Ish-Presidentit të Republikës në periudhën 2002-2007, Dr. Alfred Moisiu, bota.al nis serinë e intervistave dhe refleksioneve me titull: “Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”, në kuadër të Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikes Çeke, një projekt i cili përkon edhe me 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. Presidenti Moisiu flet në lidhje me atë ngjarje të jashtëzakonshme historike, e cila shënoi fundin e regjimeve komuniste në Evropën lindore, për shpresat që ndryshimet epokale ngjallën tek shqiptarët, si dhe për tre dekadat e tranzicionit të vështirë të Shqipërisë.