Your Life

KESHILLA / Ç’duhet të bëni nëse ju sulmon një qen

Pa panik

Besohet fort se qentë e nuhasin frikën enjeriut. Megjithatë, askush nuk ruan dot qetësinë kur një qen agresiv i leh shumë pranë. Nëse ulërisni, tundni krahët ose vraponi, do të nxisni instiktin e presë tek qeni dhe do e provokoni të sulmojë.

Ngadalësoni vrapin dhe ecni

Nëse ndodh të ndeshni një qen ndërsa vraponi, ngadalësoni dhe ecni. Kthehuni dhe ecni në drejtim të kundërt me qenin, por vazhdoni ta ndiqni me cepin e syrit. Po kështu, nëse ndaloni me krahët e shtrirë anash trupit, qeni do humbasë interesin tek ju dhe do largohet.

Mos e shihni në sy

Kontakti i drejtpërdrejtë me sy mund ta shtojë sjelljen agresive të qenit. Nëse e sheh në sy, qeni mund ta interpretojë si kërcënim dhe kështu kjo shndërrohet në arsye për të të sulmuar. Mbajini vështrimin tek qeni, por shmangni kontaktin në sy. Kjo do i sinjalizojë qenit që nuk jeni kërcënim për të, dhe me shumë gjasa do të kthehet e do të largohet.

Shpërqëndrojeni me një tjetër objekt

Në fakt, një objekt në dorë mund të ndihmojë. Jepini një gjë që ta kafshojë, si për shembull këpucën, një shishe apo cantën tuaj. Kjo mund ta shpërqëndrojë dhe t’ju japë kohë të largoheni.

Komandojeni që të “Largohet!”

Nëse qeni vazhdon të sillet agresivisht, përballuni me të – duke shmangur kontaktin me sy – dhe komandojeni të ikë. Sigurohuni të përdorni një zë komandues të fortë e me vetëbesim, por jo shumë të lartë. Komandat më të efektshme janë “Jo!” dhe “Kuç” (Largohu), me një ton të sigurtë. Qeni do të frikësohet dhe largohet.

Leave a Reply

Back to top button