Home»Keshilla»Zgjidh një mashkull të sigurtë që të do, të pasigurtët lëri të lirë

Zgjidh një mashkull të sigurtë që të do, të pasigurtët lëri të lirë

Dilni me dikë që nuk tallet me ju! Dikë që nuk ju dërgon mesazhe konfuze, dikë që mbetet i apasionuar pas takimit të gjashtë siç ishte në të parin, dikë që nuk ju kërkon vetëm kur është në depresion dhe vetëm për të zbuluar formën e trupit tuaj.

Gjeni dikë aq të etur për të mësuar se si mendja juaj shkon në vende të largëta dhe nëpër libra, duke ju mbajtur zgjuar gjatë natës. Gjeni dikë që nuk ju trajton si një sprint final, por si një vrapues maratone, dikë që e di se ju vleni më shumë sesa një aventurë ose argëtim, dikë që dëshiron të kuptojë gjithçka rreth jush, dikë që bie në dashuri me gabimet tuaja.

Kontaktoni me dikë që nuk ftohet dhe largohet menjëherë pasi flini së bashku; dikë që nuk ju bën të mendoni se kjo ishte gjithçka që ka dashur nga ju. Dikë që nuk vë në dyshim vlerën e trupit tuaj, dikë që nuk ju bën të ndjeheni fajtore për bukurinë tuaj, dikë që nuk i qorton pasiguritë që keni tashmë. Gjeni dikë që nuk fillon të kërkojë shumë kohë për t’iu përgjigjur mesazheve tuaja.

Gjeni dikë që është me fat që ju ka.

Gjeni dikë që është i qëndrueshëm dhe koherent, jo vetëm në mënyrën se si ndihet me ju, por edhe në mënyrën se si ju trajton.

Gjeni dikë që e di se çfarë do, dikë që ju bën të ndjeheni të veçantë – çdo ditë, dikë që ju sheh si gjënë më të bukur dhe magjike përpara jush.

Dilni me dikë që është i denjë për ju sepse nuk keni nevojë të bindni askënd për vlerën tuaj. Sepse nëse ai është personi i duhur, do të vazhdojë t’ju ndjekë për pjesën tjetër të jetës së tij.

Nëse nuk është ashtu, dijeni që meritoni më mirë, dijeni që meritoni më shumë, dijeni që duhet të prisni derisa dikush të ndjehet sikur jeni gruaja e vetme në botë, sepse ai duhet të jetë personi i duhur. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *