Home»Ekonomi»Një histori e shkurtër e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)

Një histori e shkurtër e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), i përllogaritur për herë të parë në vitet 1930, cilësohet me të drejtë si një nga shpikjet më të mëdha ekonomike të shekullit të 20-të. Treguesi mat vlerën monetare të të gjitha mallrave përfundimtarë të prodhuar në një ekonomi. Përdoret gjerësisht edhe si një tregues i mirëqenies; megjithëse, Simon Kuznets, drejtuesi i ekipit që e hartoi atë për herë të parë, paralajmëronte se “mirëqenia e një kombi vështirë se mund të matet” nga PBB, e as që ishte qëllimi i tij kur e krijoi treguesin. Disa prej dobësive të treguesit është se nuk arrin të kapë ndikimet e jashtme negative në lidhje me rritjen, siç është për shembull ndotja. Për më tepër, aktivitetet jo tregtare – siç është prodhimi shtëpiak (ku njerëzit bëjnë punë të papaguar) – nuk përfshihen në PBB. Që nga konceptimi fillestar i saj, PBB-ja është azhornuar, rishikuar, dhe është zgjeruar disa herë. Për shembull, vlerësimet më të drejta të çmimeve të kompjuterave dhe investimet në programet kompjuterike u futën në vitin 1999. Llogaritë “Satelite” u prezantuan në vitin 1993 për të matur aspekte të veçanta të aktivitetit ekonomik, siç janë prodhimi shtëpiak dhe puna kërkimore. Metoda e re, e quajtur GDP-B, është një hap drejt një matjeje më të plotë të treguesve ekonomikë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *