Home»Analiza»Midis dy zjarresh

Midis dy zjarresh

Koreja e Jugut duket si e shtrënguar në një darë midis aleatit historik të saj, Shteteve të Bashkuara, dhe fuqisë në ngjitje, Republikës Popullore Kineze, që pasi ka rihapur kanalet diplomatike formale me Seulin më 1992, ka përfundur për t’ju bërë partneri kryesor ekonomik

Shpesh, kur dëshirohet të jepet një përshkrim i pozicionimit të Koresë së Jugut në politikën e jashtme, i drejtohet thënies “në një luftë midis balenash, gaforrja nënshtrohet”. Në fakt, nëqoftëse izolimi relativ gjeografik i gadishullit i ka ofruar nganjëherë mbrojtje njetëzve të tij, shpesh në shekuj Koreja e Jugut është gjendur, pa dëshirën e saj, e përfshirë në një kontestim të trazuar midis fuqive, që ka provokuar në mënyrë konstante shkatërrime masive. Në shekullin e XVI, vendosmëria japoneze për të zëvendësuar në cilësinë e hegjemonit rajonal Kinën e dinastisë Ming çoi në Luftën e Lumit Imjin, që pati Korenë si teatër të ndeshjesh; në shekullin e e mëpasëm qe radha e Mançuve, të cilët duke dashur që të përmbysin dominimin e Mingëve, e futën Korenë në një konflikt të përgjakshëm. Nëse në shekullin e XIX Koreja u gjet e prekur nga konflikti kino – japonez, në atë të mëpasën ajo u vendos në qendër të orekseve ruse dhe japoneze, duke përfunduar për të qenë e nënshtruar nga kolonizimi brutal i vendosur nga këta të fundit. Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, pikërisht kur çlirimi nga zgjedha koloniale dukej se mund të shënonte më së fundi fillimin e një periudhe qetësie dhe pavarësie, gadishullit ju desh që të pësojë ndarjen e imponuar nga kundërvënia midis dy blloqeve të dalë nga Lufta e Ftohtë, që u shpalos në të përgjakshmen Luftë të Koresë (1950 – 1953).

Fati i Koresë duket se nuk ka ndryshuar gjatë këtij shekulli, duke qenë se vendi duket si e zënë në darë midis aleatit historik të saj, Shteteve të Bashkuara, dhe fuqisë në ngjitje, Republikës Popullore të Kinës, që pasi ka rihapur kanalet formale diplomatike me Seulin në 1992, ka përfunduar për t’ju bërë partneri kryesor ekonomik. Por edhe raporti me Shtetet e Bashkuar ka evoluar, duke shkuar përtej urdhërimeve ttë thjeshta në kuadrin e sigurisë: për shembull, në gjendjen aktuale ndërveprimi tregtar midis Seulit dhe Uashingtonit është mbi 70 miliard dollarë. Megjithatë, tensionet në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës rrezikojnë që ta rivendosin Korenë e Jugut në qendër të një zjarri të rrezikshëm të kryqëzuar, i manifestuar tashmë në raste të ndryshme, si në verën e 2015, atëhere kur në Kore u nis të diskutohet mbi eventualitetin ppër t’ju bashkuar Bankës Infrastrukturore Aziatike – krijesë kineze të cilës Shtetet e Bashkuara i qenë kundërvënë fuqimisht – dhe sidomos në verën e ardhshme, për shkak të grindjes së ashpër mbi dislokimin në truallin koreanojugot e sistemit antiraketor THAAD.

Kundërshtia me Pekinin lidhur me sistemin antiraketor

Menjëherë pasi është zgjedhur President, në majin e 2017, Moon Jae-in ju desh që të përballet me një prej çështjeve më të vështiira të lëna trashëgimi nga paraardhësja e saj Park Geun-hye, e cila, menjëheerë pas provës së 5-të bërthamore koreanoveriore, të ndodhur në janarin e 2016, kishte vendosur që ta pajiste vendin e saj me THAAD (Terminal High Altitude Area Defense), që do t’u sigurohej nga amerikanët. Shfaqja e menaxhimit të korruptuar të ppushtetit nga ana e Presidentes Park, që çoi në shkarkimin dhe në arrestimin e mëpasë, e kishte vënë në dyshim necojën për ta ndjekur furnizimin e THAAD, i të cilit Moon Jae-in – atëhere kandidat progresist në presidencialet – nuk ishte tërësisht i bindur, sidomos për shkak të pakënaqësisë fortë kineze. Megjithatë, vendimi nuk mund të përmbysej dhe THAAD, i pozicionuar në zonën Seongju, midis protestave të forta të popullsisë lokale, u bë aktiv. Konflikti mbi THAAD shfaqej mbi një shumëfishtësi çështjesh me rëndësi parësore, që kishin të bënin me rregullimin e brendshëm politike të Koresë së Jugut, të ardhmen e marrëdhënieve midis Seulit dhe Pekinit dhe efikasitetin e frenimit ndaj Phenianit. Në perspektivën e politikës së jashtme, administrata Moon ishte e detyruar që të bilanconte aleancën e saj të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara me pozicionin e ri të marrë ndaj Koresë së Veriut dhe lidhje gjithnjë e më në rritje me Pekinin. Ky i fundit qe jashtëzakonisht i irrituar nga vendimi koreanojugor për ta pranuuar poziciionimin e THAAD, duke theksuar sesi ai do ta kishte bërë potencialisht më të vështirë aftësinë e tij reaguese dhe, sidomos, do të “zgjaste sytë” brenda territorit kinez, falë radarëve të fuqishëm që disponon sistemi. Mediat kineze nisën të mëshojnë me këmbëngulje mbi “pasojat” që Koreja e Jugut do të pësonte për shkak të vendimit të pranimiit të sistemit raketor, duke vlerësuar se kjo potencialisht do të çonte në fillimin e një gare armatimesh në kontinentin aziatik me objektiv “frenimin” e Kinës. Kështu, Pekini vendosi menjëherë që t’i jepte jetë një presioni intensiv në dëm të Koresë së Jugut, duke ju përgjigjur me marrjen e një serie msash sanksionuese të tipit ekonomik. Çështja lidhur me THAAD ka ngritur një pikëpyetje të madhe dhe interesante në raport me qëndrimin që Pekini mund të mbajë kundrejt Seulit. Në fakt, nëse marrëdhënia midis Seulit dhe Pekinit ka vazhduar të rritet e të konsolidohet si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe ajo politike në vijim të hapjes së kanaleve diplomatike të ndodhur më 1992, ajo që ka ndodhur do të demonstronte sesi Pekini avancon kërkesa të vazhdueshme të ruajtjes së parimit të sovranitetit dhe të mosndërhyrjes në avantazhin e ndokujt, por adopton një qasje krejtësisht të ndryshme në raport me fuqitë “më të dobëta”. Ndërhyrja kineze ndaj politikës së brendshme të Seulit, presioni i hapur, respekti i munguar nga çfarëdolloj protokolli diplomatik dhe sidomos indiferenca totale e së drejtës së padiskutueshme të Seulit për të mirëpritur të çfarëdo dispozitivi të prirur që të mbrojë kufijtë e vet kombëtarë sigurisht që mund të ripropozohet në të ardhmen, po të kihet parasysh nevoja e Koresë së Jugut për të proceduar me modernizimin e aparatit të tij të mbrojtjes, bashkë me ose pavarësisht nga Shtetet e Bashkuara.

Kundërshtia lidhur me THAAD pati pasoja të konsiderueshme mbi ekonominë koreanojugore – duke qenë se tregu kinez përfaqësonte rreth ¼ e ekpsorteve kombëtare – dhe, më në përgjithësi, mbi marrëdhëniet midis Seullit dhe Pekinit. Kur raprezalja ndaj grupit Lotte – një prej konglomeratëve më të rëndësishëm industrialë koreanojugorë, i bërë përgjegjës për dhënien e terrenit ku do të vendosej THAAD – nisi të zhvillohej, kostoja që ekonomisë koreanojugore ju desh të paguajë qe shumë i lartë, e barabartë me rreth 7.6 miliard dollarë vetëm në 2017. Veç kësaj, duke adoptuar një seri shkeljesh lidhur me sigurinë, qeveria kineze vendosi që ta pezullojë aktivitetin e grupit Lotte, që u detyrua të nxjerrë në shitje shumë prej pikave të tij të shitjes. Veç kësaj, programet televizive e prodhuara në Kore u ndaluan dhe një kufizim i rreptë u vendos mbi industrinë e turizmiit dhe mbi atë të automobilave. Natyrisht, kinezët i maskuan masa të tilla duke theksuar se bëhej fjalë ekskluzivisht për zgjedhje të bëra lirisht nga konsumatorët.

Ndryshimi i kursit të kinezë dhe “3 jo-të” e Seulit

Megjithatë, në fundin e tetorit 2017 kinezët e modiifikuan qëndrimin e tyre, duke vendosur që ta gropsnin shpatën e luftës. Të dy vendet lëshuan deklarata  ku theksonin se do t’i linin prapa krahëve çka kishte ndodhur. Arsyet e këtij ndryshimi të beftë nuk janë sqaruar kurrë tërësisht dhe, ka mundësi, mund ta kenë pasur origjinën nga bindja e palës kineze se tashmë nuk mund të bëhej asgjë për pozicionin e THAAD-it në territorin korean, duke vendosur kështu që të siguronin ndonnjë lëshim të çfarëdoshëm ende të mundshëm nga pala koreanojugore. Nga ana e tij, Seuli bëri lëshime substanciale, duke njoftuar të ashtuquajturat  “3 jo”:

  • Asnjë shtesë ndaj sistemit ekzistues antiraketor;
  • Asnjë pjesëmarrje koreanojugore në një sistem mbrojtjeje të koordinuar nga amerikanët;
  • Dhe asnjë mundësi për t’i dhënë jetë një aleance trilaterale me amerikanët dhe me japonezët.

Megjithatë, Kina nuk ka hequr dorë tërësisht ngga ushtrimi i presioneve ndaj Koresë së Jugut: gjatë bisedimeve bilaterale të mbajtura me rastin e mbledhjes vjetore të ASEAN-it në gushtin e 2018, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi e frikësoi homologun e tij koreanojugor Kang Kyung-Wha që t’i gjente një “zgjidhje paqësore” problemit të THAAD-it, duke treguar kështu se Kina nuk po e braktiste qëndrimin lidhur me këtë çështje specifike. Në një farë  mënyrë raprezalja kineze ka ngjallur vëmendjen e koreanëve, të cilët mendonin se tashmë marrëdhëniet bilaterale kishin arritur një pikë pjekurie nga viti 1992. Duke pasur parasysh asimetrinë midis Kinës dhe Koresë së Jugut, ka mundësi që Pekini të ketë  llogaritur se Seuli do të bënte lëshime përballë një presioni gjithnjë e më intensiv. Por ajo që kinezët nuk kishin marrë në konsideratë ishte indinjata e fortë që qytetarët koreanë kanë nisur të provojnë ndaj tyre në vijim të asaj që ka ndodhur: pavarësisht tensioneve në rritje të natyrave të ndryshme me Uashingtonin, shumë kanë filluar ta konsiderojnë me rëndësi jetike raportin me Shtetet e Bashkuara pikërisht për të frenuar agresivitetin dhe qëndrimin frikësues të Republikës Popullore të Kinës. Nëse, nga njëra anë, pozicionimi i THAAD-it ka përfaqësiar një fitore për Seulin dhe Uashingtonin në periudhë afatshkurtër, duket qartë sesi Moon, ashtu edhe pasuesit e tij, do të kenë peshën e tyre për të qëndruar në ekuilibër në tërheqjen e litarit midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Kërcënimi në rritje koreanoverior dhe, më së vonshmi, “ngjitja” preokupuese kineze e kanë amplifikuar nevojën për ta bërë edhe më fortë koordinimin për çështje me rëndësi jetoke në gjirin e aleancës midis Seulit dhe Uashingtonit. Pavarësisht kësaj, ndërsa lidershipi koreanojugor dhe amerikan diskutojnë për mundësitë e dhënies formalisht fund të Luftës së Koresë nëpërmjet ratiifikimit të një traktati paqeje në kuptimin e vërtetë të fjalës, shumë midis mbështetësve të Moon, kanë nisur të pyesiin nëse dhe në çfarë mase aleanca me Shtetet e Bashkuara do të ishte ende e dobishme në eventualitetin e një gadishulli të paqëtuar. Ajo midis Koresë dhe Shteteve të Bashkuara është kryesisht një aleancë në aspektin e sigurisë: zvogëlimi i kriticizmit në pikën e fluktuimeve gjeopolitike të paprecedent do të bartëte me vete rrezikun e shpërbërjes së vetë arkitekturës që në dekadat e fundit ka kontribuar për të ruajtur një gjendje paqeje, sigurie dhe prosperiteti.

Aleanca asimetrike me Uashingtonin

Kohezioni i aleancës në këtë koniukturë kritike është me rëndësi jetike për shkak të ndryshimeve të supozuara politike që mund të ndodhin midis dy Koreve dhe midis këtyre të fundit dhe fuqive të mëdha. Nga ana tjetër, natyra asimetrike e aleancës midis Seulit dhe Uashingtonit ka prodhuar një paradoks të paprecedent në mendjen e koreanëve, që nga njëra anë shfaqet në pakënaqësinë relative ndaj disekuilibrit të pushtetit, por nga ana tjetër në pranimin e nevojës strategjike të një raporti të tillë me cilësinë e themelit të sferës së tyre mbrejtëse. Një ambivalencë e tillë ndaj aleancës zbulohet edhe në frikën e ndjerë nga Seuli ndaj një “rënie në kurth” të mundshme: në eventualitetin e një konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës apo edhe të një konfrontimi në shkallë më të ulët midis Kinës dhe Japonisë, koreanët nuk do të kishin asnjë hapësirë manovre, duke rezultuaar, pa dashje, të përfshirë. Presioni i ushtruar mbi Korenë e Jugut nga Kina në grindjen e fundit lidhur me THAAD-in ka amplifikuar ndjeshëm frikën e madhe të koreanëve, domethënë nevojën për ta kundërbalancuar Pekinin duke mbajtur njëkohësisht të fortë aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, përgjigjet në një sondazh të kohëve të fundit të kryer nga Asian Institute for Policy Studies konfirmojnë rëndësinë që aleanca me Shtetet e Bashkuara zë në perceptimin e opinionit publik: pyetjes së cilat vende konsiderojnë qëndrore për sigurinë e Koresë së Jugut, më shumë se 68% e të intervistuarve ka përmendur Shtetet e Bashkuara dhe vetëm 6% Republikën Popullore të Kinëës. Pavarësisht se administrata Moon ruan një autonomi substanciale vendimmarrëse në favor të Seulit në aspektin e sigurisë e të mbrojtjes, është i dukshëm një konsensus i fortë midis bashkëqytetarëve të tij lidhur me nevojën e ruajtjes së aleancës me Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, Koreja e Jugut mund të mbetet rob edhe në “luftën tregtare” e kohëve të fundit midis Uashingtonit dhe Pekinit. I bërë tashmë fuqia e katërt aziatike, Seuli është jashtëzakonisht i prekshëm nga një konflikt i ardhshëm lidhur me tarifat për shkak të rëndësisë së tregtisë të jashtme, veçanërisht me dy partnerët e tij më të rëndësishëm, domethënë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Ashpërsimi i krizës, që ka tronditur tregjet duke kërcënuar rëndë rritjen globale, vjen në një moment shumë të veçantë për Korenë e Jugut, ekonomia e së cilës, ndoshta në mënyrë të papritur, ka pësuar kufizime të rënda në katër muajt e parë të vitit. Në cilësinë e prodhuesit kryesor të mikroçipeve të destinuara që të montohen nëpër celularë dhe kompjuterë, Koreja e Jugut ka përfitur prej vitesh nga zhvillimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm i këtij sektori. Por kërkesa globale për celularë është në rënie dhe kjo, e kombinuar me ngadalësimin kinez dhe një rritje globale vazhdimisht në ulje, e ka prekur fort ekonominë koreanojugore të varur nga eksportet. Mundësia që të ndodhte një gjë e tillë ka ekzistuar gjithmonë, për shkak të afërsisë së saj gjeografike dhe tregtare. Vendosja e tarifave të reja tregtare nga ana e Shteteve të Bashkuara mund të shkaktojë rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshmme elektronike; sikur një gjë e tillë të ndodhte, Kina mund të vendoste ta shtynte dërgimin e pprodukteve të tilla në Shtetet e Bashkuara, por kjo, si pasojë të drejtpërdrejtë, do të shkaktonte edhe një ngërç në shitjen e gjysmëpërçuesve nga ana e Koresë së Jugut. Reagimi zinxhir mund të jetë i dëmshëm për ekonominë e Seulit, duke parë që gjysmëpërçuesit zhvillohen pikërisht në funksion të eksporteve drejt Kinës. Sipas  analistëve të tjerë, situata mund edhe të mos jetë kaq negative, duke qenë se në këtë pikë Koreja e Jugut mund të vendosë që t’i dërgojë drejtpërsëdrejti produktet e saj në Shtetet e Bashkuara, ku mund të asemblohen më pas.

Lufta tregtare mund edhe të ketë një impakt jetëgjatë mbi sektorin prodhues aziatik, duke pasur parasysh se shumë kompani mund të vendosin që ta çvendosin prodhimin e tyre ng Kina si mjet për t’u mbrojtur nga “konflikti”. Shumë prodhues koreane e kanë marrë tashmë një vendim të tillë, duke e spostuar vëmendjen e tyre ndaj vendeve ekonomikisht më komode në Juglindjen aziatike. Ajo që mbetet për t’u parë është se çfarë kundërmasash do të vendosë Kina që të marrë dhe se në çfarë mase ato do të kthehen akoma kundër Seulit.

Made in Corea

Në më pak se gjysmë shekulli, Koreja është bërë një prej vendeve më moderne dhe teknologjikisht më të avancur në botë. Rruga drejt procesit është realizuar duke i imponuar shoqërisë një ndjenjë të çfrenuar konkurrence, në kërkimin e përsosmërissë nga pikëpamja shkollore, profesionale dhe estetike.

(nga About Energy)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *